e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vata zgjedh Sinanin, ikin Plori dhe Dani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vata zgjedh Sinanin, ikin Plori dhe Dani
Vetëm 24 orë pas emërimit në krye të Vllaznisë, Rudi Vata nisi revolucionin në stafin teknik. Trajneri i ri i kuqebluve vendosi të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet me Elvis Plorin dhe Avenir Danin, dy zv.trajnerëve të skuadrës në kohën kur stoli drejtohej nga Mirel Josa. Me këtë vendim, 42-vjeçari konfirmoi atë që në Shkodër qarkullonte thjesht si një spekulim: Vioresin Sinani, përveçse do të vazhdojë të jetë futbollist, tashmë do të ketë edhe rolin e zv.trajnerit, duke u shndërruar në krahun e djathtë të Vatës. Në këtë mënyrë, sulmuesi zëvendëson Plorin, ndërkohë mbetet ende enigmë pasardhësi i Danit, në rolin e trajnerit të portierëve. Një alternativë mendohej të ishte ish-portieri Armir Grima, aktualisht në rolin e drejtorit sportiv, por ky i fundit ka hedhur poshtë çdo mundësi.