Varret e ushtareve greke, kryekomunari: Do i mbikeqyrim nga afer
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greqia do rinisë gërmime masive në territorin e qarkut juglindor për të rënët e saj gjatë luftës italo-greke që u zhvillua pjesërisht edhe në tokat shqiptare. Epiqendra e gërmimeve do të jetë një komunë në rrethin e Pogradecit, por gjithashtu priten gërmime edhe në qendër të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve zyrtare të gazetës “Mapo” mësohet se së shpejti gërmimet për varreza greke do të nisin në rrethin e Pogradecit dhe konkretisht në komunën e Trebinjës. Mësohet gjithashtu se pala greke ka ndjekur të gjitha procedurat shtetërore duke marrë miratimin konkret nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që në të dyja rastet në fjalë këto kërkime përveçse do zhvillohen nga grekët, do mbikëqyren nga autoritetet lokale shqiptare. Gjithçka ka rifilluar në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të vitit 1940-1941.
Pas disa ditësh, me përmirësimin e kushteve të motit pritet të nisin edhe punimet për zhvarrimin e të rënëve në fshatin Kalivaç të rrethit të Pogradecit. Ky fshat bën pjesë në komunën Trebinjë. Sipas kryekomunarit të Trebinjës, Feim Jashellari, mësohet se njësia vendore në fjalë i është përgjigjur pozitivisht letrës së Ministrisë së Brendshme shqiptare për të lejuar gërmimet në territorin e komunës, e cila kap një sipërfaqe prej afro 3 hektarësh.
Sipas Jashellarit në një prononcim për gazetën, gërmimet për zhvarrimin e ushtarëve grekë, sikurse pretendohet se ekzistojnë në këtë zonë nga shteti fqinj, do të mbikëqyren nga përfaqësues të ministrisë por edhe të kësaj njësie vendore, ndërsa bën të ditur gjithashtu se nuk bëhet fjalë për ndërtim të varrezave greke si në ndonjë zonë tjetër në Shqipëri, por thjesht për gërmime. “Në bazë të të dhënave të deritanishme dhe gojëdhënave gjatë periudhës së luftës italo-greke, thuhet që në vendin e quajtur “varrezat e grekut”, mendohet të jenë disa varre nga ushtarët grekë. Ne nuk kemi verifikime, kjo mbetet në fjalët e popullit, nga të dhënat e pleqve tanë. Nga Ministria e Brendshme ka patur një kërkesë për gërmime, kemi dhënë pëlqimin, për momentin pala greke nuk ka ardhur tek ne që të nisë gërmimet. Kur të bëhen gërmimet nga grekët, ato do mbikëqyren nga ministria në fjalë dhe komuna gjithashtu”, – thotë për gazetën Jashellari.
Mësohet se gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë do të kryhen edhe në qendër të qytetit të Korçës, pikërisht pranë pazarit historik të këtij qyteti. Sipas të dhënave Greqia ka kërkuar lejë për të kryer gërmime në tri vende të ndryshme në qytetin e Korçës, por që autoritetet vendore duket se do të lejojnë gërmime vetëm në afërsi të tregut të qytetit, që njihet si Pazari historik i Korçës. Edhe në këtë rast është marrë leja nga Ministria e Brendshme, por nuk është saktësuar koha kur do nisin këto punime. Irena Vreto
Zhvarrimet, Spahiu: Nuk do i lejojmë, janë një absurd
Gërmimet për zhvarrimin e ushtarëve grekë në jug të vendit, e veçanërisht në Korçë e rrethinat e saj, kanë sjellë edhe reagimin e kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, i cili tha se është kundër tyre. Edhe pse gërmimet nuk kanë nisur ende në zonat e përcaktuara në bazë të marrëveshjes, kreu i AK shprehet se “nuk do të lejojmë këtë paradoks”. Ai kërkon më tej publikimin e marrëveshjes së plotë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitin 1940-1941.
“Sot qeveria kontrollohet nga grekët. Vangjel Dule një herë ikën majtas e njëherë djathtas. Misioni i tij është të krijojë koalicione tradhtarësh”, thotë Spahiu më tej duke sulmuar PBDNJ-në dhe kreun e saj.