Komisioni i Sigurise, Arvizu: Duhet kontroll demokratik te institucioneve te sigurise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ashtu siç paralajmëroi dje është takuar sot me deputetët e Komisionit parlamentar të Sigurisë. Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura në ambientet kryesisë së Kuvendit. Tema e diskutimit do të jetë fusha e mbrojtjes dhe për rolin e komisionit. Kjo në fazën e diskutimit të një projektligji që ka të bëjë me këtë reformë, ku është ofruar ekspertiza e SHBA.
Temat kanë në fokusin e tyre rëndësinë e integrimit në Bashkimin Europian. Siç është thënë vazhdimisht kohët e fundit sistemi i drejtësisë dhe sigurië luajnë një rol themelor në procesin dhe integrimit të vendit tonë në BE. Ambasadori i SHBA-ve thekson rendësin e kontrollit demokratik të institucioneve të sigurisë.
Një tjetër temë pritet të jetë edhe vendimi i Gjykatës së Tiranës që i shpalli të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi.
Më 7 shkurt Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon të cilët akuzoheshin për vrasjet e 4 protestuesve më 21 Janar. Vendimi i gjykatës solli deklarata të ashpra nga Ambasada Amerikane, por edhe nga zyrtarët më të lartë në Bruksel.