Vangjeli në fushë, ka vetëm dy kartonë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndryshe nga sa u bë me dije një ditë më parë se Vangjeli do të mungonte në takimin kundër Kukësit, llogaritja e kartonëve ishte bërë në mënyrën e gabuar.
Me kartonin e marrë në ndeshjen kundër Vllaznisë, mbrojtësi i djathtë i Skënderbeut shkon në kuotën e dy të tillëve, pasi para këtij takimi kishte vetëm një.
Kështu që korçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Josa për ndeshjen ndaj verilindorëve, e cila do të jetë mjaft e vështirë dhe do të luhet në transfertë. Megjithatë, diferenca prej gjashtë pikësh me vendin e dytë u jep qetësi kampionëve.