Valdet Rama prane Mynih 1860
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Faqja e njohur sportive italiane “Tuttomercatoweb.com”, ka publikuar lajmin se mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Valdet Rama, është shumë pranë transferimit në Bundesligën e dytë gjermane në radhët e Mynih 1860.
27-vjeçari, do të nënshkruajë që këtë të enjte një kontratë 2-vjeçare me klubin bavarez. Mesfushori i Kombëtares sonë të futbollit, sezonin e fundit luajti me spanjollët e Valadolidit, por pa rënies së këtij ekipi në Segunda Divizion, pra në kategorinë e dytë spanjolle, lojtari vendosi të prishte kontratën në mënyrë konsesuale me drejtuesit e Valadolidit.
Në fakt, jo më shumë se para 3 ditëve, Rama ishte pranë një tjetër ekipi, por këtë herë holandez. Utreht, ishte tepër i interesuar për mesfushorin kosovar, por në momentin e fundit hoqën dorë prej tij me pretekstin se ishte pak i vjetër në moshë.