VIDEO/ Vllaznia poker Tërbunit dhe i largohet fundit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas humbjes me Kukësin, Vllaznia rikthehet tek fitorja. Skuadra e Armando Cungut arrin të regjistrojë tre pikë të arta që e largojnë nga zona e ftohtë, duke e pozicionuar në vendin e shtatë më 23 pikë.
Me këtë fitore shkodranët lënë pas Flamurtarin me 22 pikë, Bylisin me 20 dhe Tërbunin e fundit të tabelës me 13 të tilla.
Kuqeblutë kanë mposhtur lehtësisht pukajnët me rezultatin e thellë 0-4 në "Ismail Xhemali". Pas aksioneve të njëpasnjëshme në gjysmëfushën e vendasve, Vllaznia realizon falë Eraldo Çinarit, i cili i jep epërsinë skuadrës në pjesën e parë.
Në startin e fraksionit të dytë, janë përsëri miqtë që kanë shansin të dyfishojnë shifrat me anë të Vrapit nga pika e bardhë, por mbrojtësi nuk ja del. Atë që nuk arrin ta bëjë 33-vjeçari e bën Arenc Dibra. Mesfushori shkodran realizon dy herë në portën kundërshtare, duke i dhënë qetësinë skuadrës. Ndërsa talenti Dyca katërfishon shifrat duke mbyllur takimin me një fitore të rëndësishme.
Tërbuni - Vllaznia 0-4
Golat: Çinari 06´ , Dibra 62´ , 72´, 87´
Tërbuni: Haxho, Fangaj, Danaj, Tasiç, Borshi, Karakaçi, Gavazaj, Tushe, Dedyn, Lala, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Vllaznia: Dragojeviç, Shtubina, Cicmil, Vrapi, Marku, Bardulla, Sefa, Ahmetaj, Kalaja, Çinari, Dibra Trajner: Armando Cungu
Dyca
Goli i dytë i Dibrës
Arenc Dibra
Eraldo Çinari