e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Super Berisha, gol dhe asisit, por nuk shmang dot humbjen e Anzhit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Super Berisha, gol dhe asisit, por nuk shmang dot humbjen e Anzhit

Ish-mesfushori i Skënderbeut e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Rusi me Anzhin. Në ndeshjen e parë që ai ka luajtur si titullar me skuadrën e tij, në transfertë ndaj Ural, ka gjetur edhe golin.berisha anzhiKur ndeshja ishte 2-0 për vendasit, Berisha ka ngushtuar diferencat duke realizuar një gol mjaft të bukur pas një aksioni individual. Pas golit të Berishës, Anzhi merr zemër dhe hidhet në sulm duke kërkuar golin e barazimit.

Në minutën e 70-të është Maksimov që pas një pasimi mjaft të mirë nga Berisha barazon shifrat në 2-2.

Kur Anzhi po kërkonte me ngulm golin e fitores, trajneri heq nga loja berishën dhe hedh në fushë Amadou. Kosovari duket i pakënaqur nga zëvendësimi.

Ndërkohë nuk vonon shumë dhe Ural kalon sërish në epërsi me Gognijev në minutën e 84.

Sakaq në minutat shtesë do të ishte sërish ky lojtar që shënoi edhe golin e katërt duke vulosur përfundimisht ndeshjen në 4-2. Me humbjen e sotme, Anzhi mbetet e parafundit në rënditje me 15 pikë duke rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria.