e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Skënderbeu-Teuta 1-0, Latifi shënon golin e avantazhit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Skënderbeu-Teuta 1-0, Latifi shënon golin e avantazhit

Goli i Latifit

Luhet ndeshja e fundit e javës së 25-të mes Skënderbeut vendas dhe Teutës së Durrësit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës.r hoxha o shehu skend teutaPjesa e Parë- Skënderbeu e nis mirë, merr frerët e lojës në dorë dhe arrin të realizojë brenda 7 minutave. Xhejms Adeni bashkëpunon bukur në sulm me Latifin, i cili përfiton nga gafa e mbrojtësve miq dhe çon topin në rrjetë.

Mesfushori kosovar i jep epërsinë vendasve duke i dhënë sadopak qetësinë skuadrës për të tentuar dyfishimin e rezultatit.

Dhe pse në disavantazh skuadra e Maganit luan fort dhe tregohet agresive duke rrezikuar jo pak herë me Lamçen, Maganin dhe Lenën portën e Shehit.

Por gardiani i korçarëve mbrohet mirë duke larguar çdo top nga zona e tij. 45 minutat e para mbyllen në avantazh 1-0 për korçarët.

Kategoria Superiore
Java e 25-­të
E mërkurë, më 9 mars
Skënderbeu - Teuta 1-0
Golat:
Latifi 07´
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Osmani, Radas, Arapi, Progni, Lilaj, Eskuerdinja, Latifi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa
Teuta: Moçka, Lukiç, Shkalla, Hoxha, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Dita, Lamçe, Magani
Trajner: Gugash Magani
Arbiter: Kridens Meta

Minutat
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Korçarët.
Akordohen 2 minuta shtesë
44´
Minuta të luftuara nga të dy ekipet, Skënderbeu rimerr kontrollin e lojës, afrohet në zonën e durrsakëve për të gjetur hapësira shënimi por mbyllin miqtë.
40´
Përsëri durrsakët, Lena godet fuqishëm me të majtën e tij por pret Shehi.
38´
Rast i artë për Teutën. Magani shmang Osmanin, kroson për Lenën dhe Lamçen në zonë por largojnë vendasit.
34´
Kundërsulmon Teuta, Magani pason për Lamçen pranë zonës por del portieri Shehi, gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
29´
Rritet agresiviteti në lojë, të dy ekipet tentojnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Teuta provon të realizojë golin e barazimit me anë të Lamçes, i cili merr një top nga Lukiç nga e djathta gjuan drejt portës por pret Shehi.
25´
Skënderbeu luan fort dhe kërkon golin e dytë, por portieri Moça tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun nga porta.
18´ - 21´
Teuta tenton të gjejë golin e barazimit me daljet e rralla në gjysmëfushën e vendasve, por largojnë korçarët.
15´
Eskerdinja tenton nga distanca por pa rezultat, topi përfundon mbi kuadrat.
12´
Progni kroson për Salihin brenda zonës, por shkodrani nuk arrin të përfitojë.
10´
Skënderbeu merr lojën nën kontroll, qarkullon topin dhe vë në rrezik skuadrën mike.
goli i Latifit07´ GOOL!
Kapiteni Hoxha humbet topin në mesfushë, Xhejms niset drejt zonës por ndalet nga mbrojtja, aty i vjen në ndihmë Latifi, i cili godet fuqishëm drejt portës dhe realizon golin e avantazhit për skuadrën.
04´
minuta lojë, loja nis qetësisht nga të dy skuadrat dhe pse vendasit dominojnë në minutat e apra të takimit.
Starton takimi