VIDEO/ Shkëlqen Çekiçi, realizon në fitoren e Lokomotivës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lokomotiva e Shqiptarëve ka shënuar fitore në përballjen ndaj Slaven në kuadër të kampionatit në Kroaci.
Mirko Mariç ka realizuar golin e avantazhit për vendasit që në minutën e 5´ të takimit, duke i dhënë qetësinë skuadrës për vazhdimësinë e lojës. Dyshja e kuqezinjëve Prenga - Grezda kanë qenë titullar në këtë sfidë.
Mesfushori kosovar i lë vendin Çekiçit në minutën e 62´. Vetëm 18 minuta më pas, mesfushori pogradecar realizon golin e dytë për skauadrën.
Me këtë fitore Lokomotiva klasifikon 46 pikë, e pozicionuar në vendin e katët në tabelë, tre më shumë se RNK Spliti i Rrahmanit që e ndjek pas dhe 5 më pak se Hajduku i Splitit i vendit të tretë.