VIDEO/ Roma mposht Empolin, dopietë e El Sharaui
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roma ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Empolit në transfertë në kuadër të javës së 27-të të Serisë A. Verdhëkuqtë regjistrojnë tre pikë të vlefshme që e pozicionojnë në vendin e tretë me 53 pikë.
El Sharaui i jep avantazhin skuadrës që në minutën e 5´ të takimit, më pas Zukanoviç i dhuron golin e barazimit vendasve. Vetëm 5 minuta më vonë mesfushori boshnjak Pjaniç mbyll pjesën e parë 1-2.
Është përsëri El Sharaui që shënon për kryeqytetasit dhe çon rezultatin në 1-3.
Që nga minuta e 74´ e takimit vendasit luajnë me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Ruit, por shifrat mbeten njëjtë, gjtihçka mbyllet në favorin e miqve.