VIDEO/ Ergys Kaçe rikthehet me asist në fitoren e PAOK-ut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ergys Kaçe ka bërë një paraqitje të mirë për 28 minuta lojë që trajneri Tudor i ka dhënë në dispozicion korçarit në përballjen ndaj Asteras Tripolis.
PAOK-u e mbyll pjesën e parë 1-0, falë golit të Pelkas që në minutën e 17´. Ndërsa në të dytën, vendos të aktivizojë mesfushorin kuqezi, i cili ia shpërblen me asist në golin e dytë të skuadrës.
22-vjeçari dha një asist përfekt për sulmuesin Mak i cili nuk gaboi dhe çoi topin në rrjetë.
Gjatë kësaj jave është përfolur për një kalim të mundshëm të Kaçes tek Interi në përfundim të sezonit.