e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Çekiçi shkëlqen ndaj Dinamos, por humb NK Lokomotiva

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Çekiçi shkëlqen ndaj Dinamos, por humb NK Lokomotiva


2-1 Endri Çekiçi Goal Croatia 1. HNL - 13... by diyan-delev
NK Lokomotiva e shqiptarëve është mundur nga Dinamo i Zagrebit me rezultatin 3-2. prenga cekici grezdaVendasit kanë regjistruar tre pikë të rëndësishme duke qëndruar në krye me 63 pikë, 5 më shumë se Rijeka e Balajt dhe Roshit.

Dinamo e mbyll pjesën e parë me dopietën e Pjacës bë minutat 19´ dhe 31´. Ndërkohë që në fraksionin e dytë i përgjigjet sulmuesi pogradecar Endri Çekiçi sëbashku me Fioliç brenda 3 minutave. Të cilët barazojnë shifrat në 2-2. Kur mendohej se gjithçka ishte mbyllur barazim, Coric i jep fitoren vendasve pasi realizon në minutën e fundit të takimit.

Çekiçi ka bërë një paraqitje mjaft të mirë ndaj ish ekipit të tij ku ka arritur ti shënojë dhe gol. Në këtë takim u aktivizua edhe shqiptari tjetër Herdi Prenga, i cili u fut në lojë në minutën e 60´.