Ulet me 11 muaj denimi per Qerimaj, pjese e garave ne 2013- en
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjykata e Arbitrazhit në Lozhanë ka ulur dënimin e peshëngritësit shqiptar Erkand Qerimaj me 11 muaj. Pas këtij lëshimi sportistit i jepet mundësia që të marë pjesë vitin e ardhshëm në garat botërore. Erkand Qeriamj u dënua nga Federata Botërore e Peshëngritjes me 2 vjet pezulli nga garat sportive, pasi në testet anti- doping ai doli pozitiv. Ky vendim u apelua nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe tani është ulur me 11 muaj.
Peshëngritësi shqiptar i është nënshtruar testimit në Antalia, ku dhe u shpall kampion i Evropës, në peshën 77 kg në kampionatin e fundit. Pas testeve të bëra urina e Qerimaj tregoi se përmbante një substancë të familjes “Metyl hexanamine”. Shkresa i është dërguar Federatës Botërore të Peshëngritjes që më 4 maj 2012 dhe thuhet se këto substanca rrisin energjinë dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Dy kanë qënë analizat që ka bërë Qerimaj, ajo në Shqipëri ka rezultuar negative ndërsa testi në Antalia ditën e garimit rezultoi pozitiv. Ai zhvilloi më pas një tjetër test ku dhe aty rezultoi pozitiv dhe më pas ju hoq titulli Kampion Evrope.