Ujkani: Gati per fitoren historike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe pse kreu i FSHF-së Armando Duka vazhdon ta konsideroj ende si pjesë të Kombëtares Shqiptare, me sa duket Shqipëria nuk është më në planet e portierit të Palermos. Portieri i përfaqësueses së Kosovës Samir Ujkani shprehet i lumtur për dy miqësoret e rradhës që ekipi kosovar do të zhvillojë gjatë muajt maj ndaj Turqisë dhe Senegalit. “Kundërshtarët i njoh. Janë dy Kombëtare shumë të forta. Personalisht nuk e njoh asnjë lojtarë, por me emra normalisht që i njoh.
Do të jenë ndeshje shumë të mira”, deklaroi Ujkani për “Arenën”. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, beson se fitorja historike e Kosovës do të ndodh në njërën nga dy miqësoret e ardhshme. Ai këtë e bazon në cilësitë e shfaqura në lojën me Haitin. “Ne besojmë se do të shënojmë fitoren e parë historike. Por, e rëndësishme për ne është me qenë një grup i mirë i lojtarëve, dhe me bërë lojë sa më të bukur”, shtoi ai. “Loja e parë na ka shkuar shumë mirë, nuk e kemi menduar as vet se do të jetë aq e mirë në aspektin e lojës, por tani normalisht që grupi mund të rritet edhe më shumë, duke u bërë edhe më të mirë”, ka deklaruar Ujkani.