Uji kap ne befasi Fushe-Krujen, njemije shtepi te permbytura
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fushë-Kruja, nën ujë, mijëra njerëz nën panik për pronën dhe jetën. Pushteti i ujit ka zgjeruar frikshëm territorin e vet, ndërkohë që situata po bëhet e papërballueshme, duke rënduar veçanërisht jetët e dhjetëra mijëra njerëzve që ndihen të rrezikuar. Dalja nga shtrati e lumit Zezë, si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta, ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Fushë-Krujës dhe zonat përreth. Zona të tëra në Fushë-Krujë, Nikël dhe Bubq ndodhen të përmbytura. Situata është shumë e rënduar, ndërsa banorët e lagjeve të prekura më shumë nga përmbytjet në Fushë-Krujë janë përfshirë nga paniku. Një pjesë e tyre kanë nisur të evakuohen nga frika e rritjes së nivelit të ujit gjatë orëve në vazhdim.
Në lagjet “Bakushe Visha” dhe “Adem Gjeli” ujërat arritën në lartësinë 1,5 metra me tendencë rritjen dhe bashkë me to dhe frika e lutjet e njerëzve për pushimin e reshjeve dhe tërheqjen e ujit. Rreth orës 15:00 të ditës së premte, drejt Fushë-Krujës janë nisur anëtarë të Shtabit të Emergjencës të ngritur pranë Prefekturës së Qarkut të Durrësit me prefektin Genc Alizoti. Pushteti vendor në Fushë-Krujë ende nuk mund të raportojë shifra të sakta për shtëpitë e përmbytura, po në bashki thuhet se janë mbi njëmijë banesa që kanë dalë jashtë funksionit për shkak të vërshimit të ujërave brenda tyre.
Reshjet e shumta që kanë rënë me intensitet ditët e fundit, e veçanërisht paraditen e së premtes, kanë nxjerrë nga shtrati lumin Zezë duke çuar në shpërthimin e pakontrolluar të ujërave në zonën nga kalon. Jo vetëm këto lagje, por edhe në pjesë të tjera të qytetit situata ka qenë e rënduar. Uji ka pushtuar rrugët dhe izoluar njerëzit, duke shkaktuar dhe shumë trafik. Problemet në qarkullim përveç ujit janë dhe pasojë e nxitimit të njerëzve për të shpëtuar çfarë të mundin nga mallrat që kanë në dyqane apo shtëpitë e ulëta dhe katet e para të pallateve. Frika nga ajo që mund të ndodhë në orët dhe ditët në vazhdim po merr përmasat e një paniku kolektiv në qytetin e vogël, që deri 24 orë më parë ndiqte me dhimbje, po thjesht si spektator përmbytjet dhe fatkeqësinë e banorëve të Obotit, Shkodrës dhe fshatrave të tjera të këtij rrethi veriperëndimor.
Një kamion ushtrie që ishte nisur për të ndihmuar të përmbyturit në drejtim të Shkodrës, ndërkohë mësohet se është aksidentuar pranë Fushë-Krujës, por policia lokale nuk e konfirmon një informacion të tillë të dhënë nga banorë të zonës. Sipas informacioneve në terren, kamioni doli jashtë rrugës dhe përfundoi në një kanal të mbuluar me ujë. Ndërkaq problematike paraqitet situata edhe në komunat Nikël e Bubq të Rrethit të Krujës. Strukturat janë vënë në lëvizje për të ndërhyrë në rast nevoje për evadim të popullatës, ndërkohë që evakuimi shihet si zgjidhja më e vështirë për vetë banorët për të cilët prona, e veçanërisht, shtëpia është vetë jeta.
Përmbytjet kanë prekur dje edhe Qarkun e Lezhës, në zonat “tradicionale” të tij. Prezencë uji ka pasur në lagjet e qytetit të Lezhës dhe në disa fshatra të zonës, sikundër edhe në qytetin e Laçit dhe fshatrat fushorë të Rrethit Kurbin. Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, tha dje se situata po mbahet nën kontroll dhe se e gjithë vëmendja është përqendruar tek argjinatura e Torovicës, çarja e së cilës do të ishte katastrofike.