NATO, ende asnje vendim per ndihme ne Shqiperi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nuk ka asnjë mbledhje apo vendim zyrtar të NATO-s që t’i përgjigjet kërkesës së qeverisë shqiptare për ndihmë në lidhje me tragjedinë humanitare që ka përfshirë Shqipërinë, pas përmbytjeve në Veri, por edhe në Jug të vendit. Gazeta “Shqip” u interesua dje në kancelarinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku ka kontaktuar me zyrën e shtypit, duke kërkuar një përgjigje zyrtare në lidhje me kërkesën e Shqipërisë. Duke qenë ditë e diel, ku normalisht kishte një numër të kufizuar zyrtarësh, gjithsesi përfaqësuesit përgjegjës bënë të ditur se nuk ka pasur ende një vendim zyrtar apo mbledhje që të ketë vendosur për një ndihmë logjistike apo edhe monetare ndaj Shqipërisë.
Një zyrtar i zyrës së shtypit të NATO-s, i tha “Shqip” se gjithçka pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme kur ndoshta mund të mblidhet Këshilli i Ambasadorëve(organi drejtues) nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, kërkoi dy ditë më parë ndihmë nga NATO, kryesisht me mjete logjistike për të hyrë në zonën e Velipojës ku trupat shqiptare nuk e kishin këtë mundësi. Në fakt, është hera e parë që përgjigja e komunitetit ndërkombëtar ka qenë kaq e ngadaltë ndaj “SOS”-it shqiptar për të ndihmuar. Nuk ka ndodhur kështu në krizat e kaluara humanitare, ku në fakt Europa apo vendet fqinje “rrezikoheshin” nga një vërshim eksodi ndaj shqiptarëve. Por këtë herë duket se kjo çështje nuk është më emergjente.
Haxhinasto
Shqipëria u drejtohet zyrtarisht vendeve aleate të Bashkimit Europian dhe NATO-s për ndihmë dhe mbështetje në përballimin e situatës së përmbytjeve në Veri. Në këtë kuadër, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka thirrur dje në takim në ambientet e institucionit që drejton të gjithë ambasadorët e vendeve në fjalë duke u parashtruar kërkesën për ndihmë. “Ministri Haxhinasto, theksoi se aktualisht asistenca e vendeve të BE-së dhe të NATO-s bëhet tepër emergjente dhe jetike dhe u kërkoi ambasadorëve mbështetje dhe solidaritet në këto momente të vështira që po kalon Shqipëria”, citon takimin zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme. Vetëm disa ditë pasi ujërat përmbytën një pjesë të madhe të Ultësirës Perëndimore dhe vetë qytetin kryesor të Veriut të Shqipërisë, Shkodrën, Tirana zyrtare jo vetëm ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por e deklaron ndihmën e partnerëve të huaj jetike për përballimin e gjendjes.
Vetë kjo e fundit, me rëndimin dhe thellimin e pikës kritike, ka diktuar vendosjen e një komunikimi të posaçëm mes Shqipërisë dhe aleatëve të saj, i cili po formalizohet nga Ministria e Jashtme. Në funksion të thithjes së ndihmave dhe asistencës së huaj, Haxhinasto ka informuar gjerësisht ambasadorët mbi situatën duke ofruar shifra për dëmet, sipërfaqen e përmbytur, pritmëritë, si dhe zonat kritike ku nevojitet ndërhyrja. “Ka një reagim pozitiv dhe shpreh besimin se në orët e ardhshme do të jepen edhe kontributet përkatëse nga secili vend”, deklaroi në një konferencë për shtyp pas takimit ministri i Jashtëm i Shqipërisë.
Duke folur për prioritetin e ndihmave dhe materialeve të kërkuara ai ka nënvizuar sidomos nevojën për varkat e vogla, të cilat shërbejnë për transportin e njerëzve në zona të tëra, të cilat tanimë janë bërë të lundrueshme. Jo vetëm, kaq, por këto mjete transporti janë të vetmet që mundësojnë lëvizjen e medikamenteve dhe ushqimeve, drejt territoreve të izoluara, që deri më tani janë mbuluar në mënyrë të përciptë nga ajri. Faza e deritanishme mbetet në atë të kontaktimit të pasojave dhe ende nuk mund të flitet për një vënie në lëvizje të sistemit të ndihmës së huaj, që për shkak të logjistikës së kufizuar shqiptare paraqitet thelbësore në përballimin e situatës. Gjithsesi, në vlerësimet paraprake, ka disa shtete, të cilat kanë qenë protagoniste për gatishmërinë dhe dhënien e ndihmës ndaj Shqipërisë.
“Falënderoj në mënyrë të veçantë Greqinë, Turqinë për ndihmën e helikopterëve, të cilët janë bërë operative që sot në mëngjes për të ndihmuar kryesisht personat e izoluar, Italinë për paketën e ndihmës që ka dërguar menjëherë, Austrinë, Kosovën dhe të gjitha vendet e tjera, të cilat po asistojnë në menaxhimin konkret të situatës”, është shprehur Haxhinasto. I gjithë qarku kufitar shqiptar, pra shtetet fqinje, pa Serbinë ka dëshmuar gatishmërinë e vet për të qenë pranë vendit tonë, i cili sot ndodhet në një nga situatat më të rënda të krijuara nga dukuritë natyrore.
Por ky është edhe rasti i parë kur Shqipëria kërkon të vërë në zbatim të drejtat e veta nga statusi i anëtarit të NATO-s, brenda së cilës parashikohet reagim kolektiv në rast se një nga shtetet aderuese ndodhet në vështirësi. Në këtë pikëpamje, rruga e ndihmës është e hapur dhe më e lehtë për qeverinë e Shqipërisë, e cila përmes këtij komunikimi ka nxjerrë në një plan të barabartë me dikasteret e tjera edhe Ministrinë e Jashtme, e vështruar deri më tani si një sektor pasiv në raste të kësaj natyre.