e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Uesli Shnajder, snajperi i Holandes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Uesli Shnajder, snajperi i Holandes
Ai e cileson veten nje person “addicted”, qe ka krijuar varesi ndaj futbollit dhe golat e tij kane qene vendimtare ne kete boteror. Besimi ne Zot dhe dashuria e kane bere yllin e tulipaneve te shkelqeje. Ai e cileson veten nje person “addicted”, qe ka krijuar varesi ndaj futbollit. “Per mua te provoja te gjuaja goditjet e denimit ishte si nje lloj droge. Pas çdo stervitjeje ndaloja per te gjuajtur per shume ore me radhe”. Shtatorin e kaluar shume pak mendonin se Uesli Shnajder do te ishte nje nga protagonistet kryesore te Boterorit te Afrikes se Jugut. Koha tregoi se golat e tij kane qene decizive ne kete boteror. Tani Holanda eshte mes 8 skuadrave me te mira te botes, dhe ai gol i Shnajderit e beri qe te dergonte ne shtepi Sllovakine edhe pse me koken lart, por tani “tulipanet” i pret nje tjeter sfide e rendesishme, nje sfide jete a vdekjeje si ajo me Brazilin. Shnajder sigurisht qe do te perpiqet serish te shenoje qe Holanda e tij te arrije nje fitore historike dhe te ece shume larg.

 Pas largimit nga Reali i Madridit, “snajperi” i Holandes pershtatet shume mire me Interin me te cilin vitin e kaluar arriti te fitonte gjithçka: kampionatin, kupen e Italise dhe Ligen e Kampioneve. Ashtu si tek Interi edhe ne boteror portieret dhe mbrojtesit kundershtare, dridhen kur topi rrotullohet ne kembet e Shnajderit, sepse djaloshi nga Ultrehi eshte gjithmone i gatshem per te shenuar edhe aty kur nuk ta pret mendja. Uesli Shnajder ka lindur me 9 qershor te vitit 1984 ne Ultreh. Ne fillim nisi te luaje per Dos, nje skuader amatore ne qytetin  tij te lindjes, qe dikur kishte qene kampione e Holandes ne vitin 1959.

 Talenti i tij ishte i dukshem qe ne moshe fare te vogel. Te gjithe ata qe e shihnin ishin gati te vinin bast se Shnajder do te behej nje kampion i madh. Ne moshen 7-vjeçare dha nje “provim” tek Ajaksi dhe shume shpejt pershkroi te njejten rruge si vellai i tij me i madh, Jeffrey, duke u bere pjese e skuadres se te rinjve holandeze. Gjate adoleshences, Uesli ka qene pjese e te gjitha kombetareve te te rinjve holandeze. Kur luajti ne Kupen e botes per 17-vjeçaret ne Peru u shpall futbollisti me i mire i ketij turneu, vleresim qe nuk mungoi edhe ne shume turne te tjere nderkombetare.

 Pas eksperiences me Realin e Madridit, Shnajder mban veshur fanellen me numer dhjete te zikalterve. Me 27 gusht te vitit 2009, Interi e bleu nga madrilenet per nje shume prej 15 milione eurosh duke firmosur nje kontrate katervjeçare. “Ne kemi deshire te luajme deri me 11 korrik ne Afriken e Jugut. Te gjithe djemte e kane kete deshire. Shpresojme qe me ndihmen e zotit do t’ia arrijme”, deklaroi ai menjehere pas fitores me Sllovakine. Pikerisht, Italia dhe gruaja e tij e ardhshme i dhane dashurine dhe besimin. Pasi perfundoi ndeshja me Japonine, ku padyshim ishte me i miri ne fushe, nen fanellen e djersitur te mesfushorit holandez u vu re diçka sa e papritur aq edhe e çuditshme. Nje kryq, simbol i konvertimit ne i krishtere sipas deshires te gruas se tij te ardhshme, Yolanthe Cabau.

Uesli Shnajder u be nje i krishtere katolik dhe ky ishte fundi i nje rruge te nisur me dashurine per te fejuaren e tij e qe do te perfundoje ne kishe me martese pas boterorit. Shnajder, ne atdhe i kritikuar per nje stil jetese sigurisht jo per t’u pasur shembull dhe nje karakter arrogant, i pret te gjitha llojet e reagimeve. Kush e njeh thote se eshte nje djalosh normal, i qete, alegro dhe shakaxhi. Uesli banon rreth 100 metra larg  “Duomo”-s dhe tregon per ditet e tij te lutjes: “Lutem çdo dite dhe shkoj me Yolanthe çdo te diel ne kishe. Besimi eshte diçka qe me jep force. Shpesh bindjet e mia me bejne te jem i forte dhe i vendosur. Gjithmone lutem edhe per te pasur me shume force. Pastaj çdo dite lutem me Yolanthe para se te ha. Edhe perpara ndeshjeve kerkoj gjithmone nje cep per t’u lutur”
Dashuria e jetes

Anglia eshte e njohur per “WAGS”, grupi i llastuar dhe plot kapriçio i perbere nga te fejuarat dhe grate e futbollisteve te kombetares qe kerkojne te jene vazhdimisht ne qender te vemendjes, madje me shume se burrat e tyre. Perkundrazi ne Holande, WAGS, eshte e barazvlefshme me nje person te vetem. Behet fjale per te fejuaren e yllit te Holandes dhe Interit. Bukuroshja Yolanthe arrin te zere faqet e para te gazetave dhe te beje me shume buje sesa skuadra e kombetares e drejtuar nga Bert Van Mareijk, njekohesisht nje nga kandidatet kryesore per te fituar boterorin. Sepse sa here qe flitet per, Yolanthe Cabau van Kasbergen, shoqen e Uesli Shnajderit, Holanda ndahet ne dy pjese. Kjo u duk kur pak dite me pare nje gazetar arriti ta pyeste trajnerin Van Mareijk ne konferencen per shtyp: “Yolanthe ka deklaruar se shume shpejt do te vije ne Afriken e Jugut, jeni i shqetesuar per kete?”.

Por kush eshte vajza qe i ka marre zemren djaloshit 26-vjeçar? eshte modele aktore, prezantuese. E lindur 25 vjet me pare ne Ibiza nga baba spanjoll dhe nene holandeze, prej kohesh eshte nje frekuentuese e rregullt e kronikes roze. Ne pranveren e vitit 2009, u kap ne befasi teksa shkembente nje puthje me Shnajderin ne nje parkim te nendheshem ne kohen kur ishte ende e lidhur me Jan Smit, nje kengetar shume i njohur holandez. Pas ndarjes, vajza bukuroshe u lidh me Shnajderin dhe dashuria e tyre tani do te kurorezohet me martese. Cikloni Yolanthe arriti pikun e intensitetit te tij pikerisht tani ne prag te sfides me Brazilin, kur nje gazetar i njohur holandez shkroi: “Yolanthe mund te na beje te fitojme boterorin. Qekur Shnajder eshte me te, ritmi i tij ne fushe eshte rritur ndjeshem. Nese kjo do te ndodhte edhe me dhjete lojtaret e tjere te skuadres, atehere nuk do te ndalej askush”. Zonja e ardhshme Shnajder  eshte konsideruar si “Yoko Yono holandeze”. Ajo di te beje buje dhe te jete ne qender te vemendjes e vetme si per sjelljen ashtu edhe per bukurine. Ndryshe nga “WAGS” qe te gjithe ne grup po e humbin shkelqimin e dikurshem.