e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Udinese dhe Lille ne gare per gardianin kuqezi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Udinese dhe Lille ne gare per gardianin kuqezi

Samir Ujkani ka zgjuar interesim edhe në Francë. Pas interesimit zyrtar të Udineses, që e sheh gardianin kuqezi si zëvendësuesin ideal të Zeljko Berkiç, i cili do të mungojë deri në janar për shkak të një dëmtimi në shpatull, tani në skenë ka daël edhe skuadra e Lille.

Sipas mediave italiane, skuadra franceze ka nisur kontaktet me Palermon, që ka nën pronësi kartonin e portierit shqiptar. Gjatë fazës së dytë të Serisë A, Ujkani nuk luajti asnjë minutë me Cheivon, ku u transferua për 6 muaj në formë huazimi. Për të fituar edhe më shumë eksperiencë, Ujkani do ta pranonte pa hezitim ofertën e Lille, që i siguron vendin e titullarit në një kampionat që mbetet ndër më cilësorët në Europë.