UEFA vendos sot per 'Serbi Shqiperi' , ja skenaret e denimeve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Qeveria e futbollit evropian UEFA pritet të japë sot vendimin e shumëpritur për të ardhmen e ndeshjes së ndërprerë “Serbi-Shqipëri” dhe dënimet e mundshme ndaj Federatave të dy kombëtareve. Komisioni i Displinës dhe Etikës në UEFA ka pasur në dorë dhe ka shqyrtuar dosjet e përgatitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Mjaftoi valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe për të revoltuar tifozët serbë të cilët dhunuan në mesin e fushës së blertë lojtarët e kombëtares sonë. UEFA ka vënë nën hetim Shqipërinë për mos rikthimin e kuqezinjve në fushë dhe vazhdimin e lojës pas ndërprerjes në minutën e 41’, si dhe për flamurin e telekomanduar me dron mbi stadiumin e Beogradit, për të cilin deri më tani nuk ka autorësi.
Por skenaret për atë që mund të vendosë UEFA janë të shumta:
Shqipëria mund të marrë fitoren në tavolinë dhe të gjobitet për dronin me flamur
Ndeshja Serbo-Shqipëri mund të riluhet në një fushë neutrale pa tifozë
Serbia të marrë fitoren në tavolinë për shkak se sipas relacionit të gjyqtarit kombëtarja shqiptare refuzoi të riniste lojë
Sipas paralajmërimit që ka bërë anëtari i Komisionit të Disiplinësn në UEFA, Repka, sot mund të merret një vendim vetëm se çdo të bëhet me ndeshjen dhe se vendimi i plotë për të dënuar dy federatat mund të merret në muajin Nëntor
Mediat serbe: Fitojmë ndeshjen në tavolinë, Shqipëria merr gjobë për flamurin...por vendimi mund të shtyhet të Premten
Mediat serbe duke pritur vendimin e UEFA-s për ndeshjen serbi-Shqipëri nëpërmjet burimeve të tyre thonë se Serbia do e fitojë ndeshjen ne tavolinë 3-0, do të dënohet që të luajë pa tifozë ndonjë ndeshje të radhës dhe do gjobitet. “Kurir” merr edhe si opsion faktin që vendimi mund të shtyhet për të premten por sqaron që kjo do të krijonte hapësirë për lobime.
Sipas mediave serbe kombëtarja e tyre e fiton ndeshjen në tavolinë 3-0, zhvillon ndeshjen e radhës pa tifozë dhe gjobitet nga 100 deri në 300 mijë franga. Ndërsa për Federatën Shqiptare të Futbollit, mediat serbe parashikojnë që ndeshja të humbasë 3-0 në tavolinë për refuzimin për të riluajtur dhe të dënohet me gjobë 150 mijë franga për shfaqjen e flamurit. Këto janë gjithmonë varinatet e mediave serbe.