e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

UEFA ndeshkon serish Shqiperine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA ndeshkon serish Shqiperine

Shqipëria sërish ka dalë e humbur nga UEFA. Pak më parë, Komisioni i Apelit në UEFA, ka zbardhur vendimin duke ia dhënë sërish fitoren Serbisë. Në këtë mënyrë, Apeli i UEFA-s ka lënë në fuqi, vendimin që kishte marrë më parë nga komisioni i shkallës së parë. Ky komision ka lënë në fuqi edhe dënimet ndaj dy skuadrave, atë të Shqipërisë dhe Serbisë duke i dënuar me nga 100 mijë euro gjobë. Ndërkaq Serbia duhet që disa ndeshje t’i zhvillojë pa tifozë.

VENDIMI I ZBARDHUR I UEFA

Apeli i UEFA-s ditën e sotme ka marrë në shqyrtin ankesën e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Serbe të Futbollit, më lidhje me vendimin e dhënë nga komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në datën 23 Tetor, në lidhje me ndeshjen mes dy vendeve për kualifikimet e Euro 2016, përballje e luajtur në Beograd në 14 Tetor. Apeli i FSHF është refuzuar. Vendimi i dhënë nga komisioni i Disiplinës dhe Etikës qëndron në fuqi. Trupi i Apelit në UEFA, ka vendosur që të konfirmojë vendimin e mëparshëm që Shqipëria humb ndeshjen në tavolinë 3 me 0 përballë Serbisë dhe dënohet me 100 mijë euro gjobë. Apeli i FSS është refuzuar. Rrjedhimisht, vendimi i komisionit të Disiplinës dhe Etikës qëndron në fuqi. Serbisë i hiqen tre pikët, ndërsa dy ndeshjet e ardhshme si vend pritës, Serbia do t’i luajë pa tifozë.

Së fundi Serbia dënohet me 100 mijë euro gjobë për organizimin e ndeshjes.