e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

UEFA e 'njeh' Kosoven bashke me Shqiperine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA e 'njeh' Kosoven bashke me Shqiperine

UEFA e ka njohur Kosovën si pjesë të Shqipërisë në ndarjen e biletave për Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

Në ueb-faqen zyrtare të “qeverisë” evropiane të futbollit nga sot ka nisur shitja e 800 mijë biletave të para. Në ndarjen për tifozët e kombëtares shqiptare, për t’u regjistruar duhet patjetër të jesh shtetas apo banues në territorin e Shqipërisë ose Kosovës.

UEFA njofton se shitja e biletave online për mbështetësit kuqezi do të vazhdojë deri më 18 janar 2016, ndërsa në shkurt aplikuesit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur apo jo.