e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

UEFA dergon 'kryevezhgues' per takimin Serbi-Shqiperi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA dergon 'kryevezhgues' per takimin Serbi-Shqiperi

Duke parë faktin  që po krijohet një atmosferë aspak e këndshme në prag të ndeshjes eleminatore për “France 2016" Serbi-Shqipëri, ka alarmuar edhe UEFA-n. Qeveria europiane e futbollit do të dërgojë në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd një "kryevëzhgues", Komisarin e Lartë të Sigurisë, holandezin, Vinsent Ekberg.

Në qoftë se vendasit do të sjellin probleme në këtë takim, UEFA ka paralajmëruar Serbinë për sanksione të rënda kundër saj. Serbia e luan ndeshjen e saj të parë kualifikuese më 11 tetor kundër Armenisë, ndërsa tri ditë më vonë në stadiumin e Partizanit të Beogradit , në orën 20:45, do të presë kuqezinjtë e Shqipërisë.