U-19/ Gabon Shkëndija, Partizani e kap
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani - Akademia 2-0
Golat: Bardhi 32', Lika 53' (11-m)
Partizani: Dajsinani, Pula (Qorri 86'), Janku, Çela, N.Hoxhaj, M.Hoxha, Trimi (Lekgegaj 55'), Bajrami, Lika (Sadiku 82'), Vllacaj (Hima 87'), Bardhi (Mersini 65'). Trajner: G.Tomori
Akademia: Hasanbelli, Koçi (Taraj 79'), Qurdedi, Gjermiza (Gjakova 65'), Ahmeti (Jahori 89'), Kallaku, Çelaj, Shehu (Peshku 54'), Toska, Stafa, Vatnikaj. Trajner: A.Bozo
Gjyqtarë: A.Stefi, R.Zifla, J.Isufi (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Janku 71' / Ahmeti 35'
Partizani po tregohet i pandalshëm, teksa Akademia ishte "viktima" e radhës e të kuqve. Fitorja 2-0 mund të ishte edhe më e thellë, nëse Bardhi, Vllacaj e M.Hoxha të shënonin në rastet e pastra që patën. Golat për Partizanin u shënuan nga Bardhi në pjesën e parë dhe Lika me penallti në minutën e 53-të. Akademia nuk pati forcën e duhur.
Abdulla Dushku
Briansi bën surprizën
Shkëndija e Tiranës - Briansi 1-1
Golat: Luga 5' / Gega 60'
Shkëndija e Tiranës: Sulenji, Moqi, Luga, Mustafaj (Koka 82'), Kastrati, Bushati, Kratellari (Paraj 46'), Gjergji (Goleci 65'), Xhixha (Mici 56'), Haxhiu, Bali (Raza 67'). Trajner: Sh.Kumbarçe
Briansi: Pati, Mardhoçi, Feta, Gjoni, Nekaj, Smaçi, Gega, Jahja, Ujka, Xheka, Miloti. Trajner: H.Ndreka
Gjyqtarë: L.Haxhiu, A.Zalla, B.Qordja (Tiranë)
Briansi ka ndalur dje Shkëndijën e Tiranës, duke shkaktuar surprizën e javës në Kategorinë Superiore U-19. Ka qenë një lojë e bukur, me vendësit që në fillim arritën të kalonin në avantazh me Lugën. U duk sikur Shkëndija nuk do ta diskutonte triumfin, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 60-të Gega barazoi shifrat pas një supergoli.
Abdulla Dushku
Tirana ngec me Laçin
Tirana - Laçi 2-2
Golat: Prendi 43', Halili 77' / Elmazi 20' 84'
Tirana: Cara, M.Nuriu, Zhivanaj, Kuka (Memoçi 67'), Cake, Doda (Çeliku 76'), R.Nuriu (Berisha 56'), Joti, Vrapi, Halili, Prendi (Mumajesi 46'). Trajner: A.Hafizi
Laçi: Haxhiu, Yzeiraj, Balozi, Bushi, Përgjoka, Stojani, Bushpepa, Prodani, Jushi, Elmazi (Elezaj 67'), Gjoni (Vuksani 56').
Trajner: E.Syziu
Gjyqtarë: G.Cenolli, A.Meçani, M.Hasani (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Vrapi 32', Zhivanaj 53', Cara 76', Halili 77' / Prodani 59', Përgjoka 81', Bushi 90'
Tirana dhe Laçi kanë dhuruar spektakël, por në fund s'ka pasur fitues.
Skuadra laçiane ka surprizuar me një mbrojtje të ngjeshur. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Elmazit. Por, në limitin e pjesës së parë, Kristjan Prendi e çon në pushim Tiranën në barazim 1-1. Në fraksionin e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Abdulla Dushku
Vllaznia i falet Tomës
Vllaznia - Internacional 1-0
Golat: Toma 22'
Vllaznia: Sherri, Kukaj, Miloti, Erkoçi, Premçi, Bala, Rajçeviç, Pusi, Zogaj, Blinishta, Toma. (U aktivizuan: Hoxha, Çela, Tula, Brahimi, Legata). Trajner E.Beqiri
Internacional: Demollari, Menepeza, Ngjela, Rami, Shehu, Ymeraj, Bregu, Çikani, Pirani, Mehmeti, Gazheli. Trajner: A.Damo
Gjyqtarë: E.Hoxha, F.Pjetrushi, D.Perndreca (Lezhë)
Vllaznia ka vuajtur për tri pikët në përballjen ndaj Internacionalit. Një gol i Tomës ka shpëtuar shkodranët, në një ndeshje ku miqtë u mbrojtën mirë dhe e vendosën disa herë në vështirësi ekipi kuqeblu. Megjithatë, fitorja e skuadrës së drejtuar nga Elvin Beqiri ka qenë e merituar. Pas 21 javësh shkodranët pozicionohen në vendin e tretë.
Admir Uruçi
Teuta fiton derbin
Teuta - Besa 2-1
Golat: Gripshi 4', Ndraxhi 25' / Borakaj 86'
Teuta: Vata, Bashhysa, Shehi, Hajdini, Lika, Ndraxhi, Vila, Hoxha, Gripshi, Hyka, Mara. (U aktivizuan: Murati, Kuci, Perkeqi, Shala, Shahini). Trajner: G.Begeja
Besa: Puja, Shaba, Brahimaj, Cara, Hyka, Efica, Borakaj, Berberi, Xhihami, Cara, Hoxha. (U aktivizuan: Pojana, Masha, Deliu, Qerrola, Kura). Trajner: Y.Teliti
Gjyqtarë: R.Zeneli, F.Greca, N.Biti (Lushnjë)
Teuta merr tri pikë me shumë vlera në përballjen me Besën. Djemtë e drejtuar nga Gentjan Begeja kanë kaluar në avantazh me anë të Gripshit, ndërsa kanë dyfishuar rezultatin brenda pjesës së parë me anë të Ndraxhit. Ekipi kavajas ka kërkuar me ngulm golin e nderit, i cili ka ardhur në minutat e fundit me anë të Borakajt.
Jeton Rexhmati
Hap fals i Flamurtarit
Flamurtari - Shkëndija e Durrësit 1-1
Golat: Sadushi 12' / Pepkolaj 17'
Flamurtari: Kaçani, Beqaj, Çakërri, Mataj, Marra, Tushi, Dalanaj, Xhindi, Mata, Sadushi, Qarri. (U aktivizuan: Konstandini, Hoxha).
Trajner: G.Mezani
Shkëndija e Durrësit: Bartusha, Lamaj, Kuka, Sulaj, Hajdari, Kutrolli, Jella, Pepkolaj, Frroku, Përgjoni, Shutermeja. (U aktivizuan: Sulaj, Cerri, Shima). Trajner: F.Kuçi
Gjyqtarë: A.Marko, J.Abili, E.Aliaj (Fier)
Karton i verdhë: Pepkolaj
Flamurtari dhe Shkëndija e Durrësit kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme në Vlorë. Fillimisht për vlonjatët do të realizonte Sadushi, ndërsa Pepkolaj barazon më pas me një gjuajtje nga distanca. Vlonjatët kanë pasur edhe disa mungesa, ndërsa në pjesën e dytë Shkëndija i ka shkuar shumë pranë fitores, duke humbur dy raste.
Kastrioti Brahimi
Gabon Skënderbeu
Skënderbeu - Pogradeci 0-0
Golat: S'ka
Skënderbeu: Dramolli, Potka (Minaj 68'), Beçka, Menko, Bushi, Make (Zyberi 46'), Mara (A.Zeka 46'), Çupi (Fejzolli 88'), Gjergo, Osmanllari (Lika 78'), Sulollari. Trajner: J.Kaçi
Pogradeci: Baçi, Molla, Laraku, Yzellari, Tota, Demiri, Kelo, Selko (R.Zeka 66'), Manellari, Blaceri (Diliçkollari 87'), Dragoj (Ristani 90+3'). Trajner: F.Fetollari
Gjyqtarë: E.Bylykbashi, R.Preça, R.Muzhaqi (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Make 41´, Zyberi 53´, Bushi 81´ / Kelo 82´
Skënderbeu ka bërë një hap të gabuar në shtëpi kundër Pogradecit, duke u larguar edhe më shumë nga kreu. Në pjesën e parë vlejnë të theksohen disa raste të pastra të korçarëve ku Çupi, Bushi dhe Sulollari nuk arrijnë të kalojnë ekipin në avantazh. Për miqtë rastin më të pastër e ka pasur Dragoj, që i vetëm përballë portierit nuk arriti të shënojë.
Abdulla Dushku
Paqe mes dy Dinamove
AF Dinamo - FK Dinamo 2-2
Golat: Hasa 27', Shahini 85' / Alimadhi 20', Abazaj 63'
AF Dinamo: Alushi, Bajo, Cami, Masha, Tushi (Macaj 49'), Allamani (Mero 64'), Kapllani, Goxhaj (Mehmeti 71'), Hasa (Ostreni 61'), Delia, Shahini (Ethemi 81'). Trajner: I.Spahiu
FK Dinamo: Shera, Sina, Mulaj, Asimetaj (Çervanaku 46'), Doci (Tabaku 68'), Ramaj (Kurti 56'), Gjuzi (Zefi 74'), Simo, Abazaj (Nazari 58'), Alimadhi, Skifteri. Trajner: O.Uku
Gjyqtarë: B.Breshanaj, R.Shaba, Xh.Mane (Tiranë)
Derbi mes AF Dinamos dhe FK Dinamos, përveç lojës së bukur të dyja skuadrave, ka dhuruar edhe 4 gola, nga dy për secilën skuadër. Janë dinamovitët e klubit ata që zhbllokojnë të parët me anë të Alimadhit në të 20-tën. Pas 7 minutash është Hasa për akademinë që barazoi shifrat. Edhe në fraksionin e dytë shënoi dy gola të tjerë.
Abdulla Dushku
Elbasani shpëton në fund
Elbasani - Apolonia 1-0
Goli: Ramzoti 89'
ELBASANI: Papri, Cani, Dishani, Dushku, Karaj, Bebi (Canellari 52'), Bullari (Hidri 14'), Kalemi (Ramzoti 78'), Meta, Dalipi (Lukani 63'), Shabani. Trajner: A.Kila
APOLONIA: Çepele, Braka, I.Lalaj (Mehmetaj 46'), Zeqo, Velo, Soto, A.Lalaj, Ferro, Hena, Mandia, Çaushi. Trajner: M.Miho
Gjyqtarë: D.Zyba, T.Sokoli, E.Spahiu (Peqin)
Elbasani ia ka dalë të mundë "in-extremis" Apoloninë dhe të marrë tri pikë të arta për sa i përket mbijetesës. Ramzoti në të 89-ën i ka dhuruar fitoren skuadrës elbasanase, pasi mundi rivalin direkt për sa i përket qëndrimit. Loja ka qenë e fortë nga të dy ekipet, ku secili pati mundësitë e veta për të marrë fitoren.
Vladimir Mema
Arbitri bën skandal
Luftëtari - Tomori 0-0
Golat: S'ka
Luftëtari: Buxaj, Matushi, Mersini, Bajo (Kendella 54'), Koshi, Çela (Mele 79'), Puci, Kondili, Ksera, Cani, Mahmutaj. Trajner: P.Meçi
Tomori: Lybershari, Sherifi, Lamaj, Skëndo, Kumani (Qëngji 81'), Dobra, Koka (Kule 56'), Ajdinaj, Buda, Xherimeja, Oshafi.
Trajner: Dh.Arbri
Gjyqtarë: Q.Ruci, G. Aliko, K. Koshi (Sarandë)
Kartonë të verdhë: Bajo 14', Matushi 44', Puci 54'/ Sherifi 32'
Luftëtari dhe Tomori kanë ndarë nga një pikë në Gjirokastër, por ajo që ka bërë më shumë përshtypje në këtë takim ka qenë një gol "fantazmë". Në minutën e 6-të, Çani godet në portë dhe shënon, teksa topi çan rrjetën dhe del jashtë. Fillimisht kryesori Ruci sinjalizon për gol të rregullt, por në fraksion sekondash e anulon.
Tomorr Shehu
Lushnja s'di të ndalet
Vlora - Lushnja 0-2
Golat: Çomo 14', Alushani 79'
Vlora: Muho, Liçaj, Mojallia, Çobaj, Idrizaj, Jaupaj, Shkurtaj, Veizaj, Tahiri, Alliu, Naçi. (U aktivizuan: Ademaj, Diamanti, Arapaj).
Trajner: L.Gjondeda
Lushnja: Elezi, Zaimi, Dervishi, Demi, Sakajeva, Çomo, Gorovelli, Baze, Fejzo, Zdrava, Zhuga. (U aktivizuan: Çela, Hile, Alushani).
Trajner: E.Duri
Gjyqtarë: D.Dosti, M.Lybesheni, E.Çaushaj (Berat)
Vlora ka humbur sërish në shtëpi, këtë herë me Lushnjën. Goli i parë do të vinte në minutën e 14-të, kur Çomo do të realizonte për miqtë. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Përpjekjet e vendësve në pjesën e dytë do të rezultonin të kota, pasi në minutën e 79-të Alushani do të vuloste takimin në 0-2. Lushnja synon ta mbyllë kampionatin në krye.
Kastriot Brahimaj
Kastrioti tregon forcën
Kastrioti-Shkëndija B. e Tiranës 1-0
Goli: K.Kau 52'
Kastrioti: Lika, Kuka, R.Kau, Cani, Lala, Bakiu, Vogli, Caca, Guni, Dollaku, Kau. Trajner A.Kuka
Shkëndija B. e Tiranës: Salihi, Ivani, Xhaferraj, Ndoj, Zenelaj, Merlika, Avdillari, Kaloshi, Balla, Hysi, Saraci.
Trajner: Xh.Bakalli
Gjyqtarë: S.Bebja, M.Hasani, E.Beqiri (Tiranë)
Karton i verdhë: K.Kau
Karton i kuq: B.Cani
Kastrioti ka fituar minimalisht 1-0 ndeshjen e zhvilluar dje në stadiumin e tij me Shkëndijën B. të Tiranës. Të besuarit e trajnerit Agim Kuka, pasi shënuan golin e avantazhit, arritën ta administronin mjaft mirë lojën që të mos pësonin, por nuk munguan edhe tentativat për të dyfishuar. Traversa bëhet pengesë që krutanët të dyfishonin.
Liridion Pasha
Tërbuni - Besëlidhja 3-0
Golat: A.Hyseni 17', 24', Gjuraj 78'
Tërbuni: Dani, Peniku, Gjuraj, A.Hyseni, Hilaj, B.Hysemi, Kukaj, Sufaj, Hepaj, Lajthia, Preka. Trajner: R.Asllani
Besëlidhja: Geci, Laska, Zeka, Lleshi, Malaj, K.Marku, Syku, Dushaj, E.Lleshaj, Lushaj, K.Lleshaj. Trajner: V.Sokoli
Gjyqtarë: R.Isufi, K.Shema, M.Bega (Shkodër)
D.Pema
Olimpiku-Porto 0-0
Olimpiku: Shehu, Coho, Puka (Gjoshi 41'), Kapedani, Selimaj (Alillari 41'), Balla, Meta (Musabelliu 76'), Hoxhaj (Abazi 52'), Halilaj (Aliu 56'), Kapxhiu, Karkanaqe. Trajner: E.Ruço
Porto: Eni.Marku, Kaceli, Shquti, Pllani, Pllumbi (Kokaj 41'), Lika, Zhejani, Er.Marku (Filipi 69'), Pati, Gruda, Simoni (Gjonaj 77'). Trajner: H.Hoxha
Gjyqtarë: F.Lata, L.Koçi, K.Cenaj (Durrës)
Kartonë të verdhë: Abazi 74', Gjoshi 80' / Zhejani 11', Pati 24' 42' (2v)
Karton i kuq: Pati 42'
A.Dushku
