Turqia ne gare per Januzajn
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata e Futbollit e Turqisë është futur në garë për ta angazhuar në përfaqësuesen e tyre talentin kosovar të Manchester Unitedit, mesfushorin Adnan Januzaj. Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga mediet belge. Sipas tyre, Januzaj 18-vjeçar ka edhe shtetësi turke dhe për këtë arsye zyrtarët e Federatës turke kanë nisur të mendojnë për afrimin e mesfushorit kosovar. “Januzaj mund të përfundojë te Turqia”, shkruante sajti belg “VoetbalNieuws.be”. Më herët interesim për angazhimin e Januzajt kanë treguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Belgjikës.