Turizmi patriotik, tregtia ne superxhiro
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Festa e 100-vjetorit të pavarësisë veç të tjerash i ka sjellë ekonomisë vendëse miliona euro si prurje nga turizmi patriotik. Llogaritë e para flasin se vetëm nga pikat e kufitare me Maqedoninë dhe Kosovën kanë hyrë mbi 1milion shqiptarë, pa llogaritur emigrantët që jetojnë në vende të tjera të Europës. Me një llogari të thjeshtë, janë shpenzuar më shumë se 50 milionë euro vetëm dje, të cilat i kanë dhënë hov tregtisë me pakicë në Tiranë, Vlorë dhe në shumë qytete të tjera. Konsumi është rritur ndjeshëm, sidomos në sektorin e shërbimeve dhe transportit. Të paktën javën e fundit, që kur armët e Skënderbeut janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar, flukset e vizitorëve janë rritur ndjeshëm. Baret, restorantet, hotelet dhe tregtia me pakicë janë gjalluar ndjeshëm.
Transporti
Agjencitë turistike dhe shërbimet taksi në të gjithë vendin dje kanë qenë në angazhime dhe me fitime që do t’i mbajnë mend. Sektori i transportit ka qenë në gatishmëri për të shërbyer udhëtimet me autobus nga rrethet drejt Tiranës dhe nga Tirana drejt Vlorës. Disa agjenci turistike kanë organizuar udhëtimet brenda vendit, duke ofruar vajtje–ardhje në Vlorë kundrejt 1500 lekëve. Gjithashtu edhe linjat e rretheve kanë punuar me intensitet jo të zakonte. Megjithë fluksin e lëvizjeve mësohet se çmimet e biletave nuk kanë ndryshuar. Në Tiranë gjithashtu ditë me bereqet ka qenë edhe për taksitë. Duke qenë se qarkullimi nuk është lejuar brenda Unazës në Kryeqytet dhe linjat e rretheve janë parkuar larg qendrës, transporti me taksi ka dominuar. Bashkë më transportin rritje ka pësuar edhe konsumi i karburanteve në të gjithë vendin.
Shërbimet
Sektori i shërbimeve, baret, restorantet, hotelet dhe tregtia me pakicë dje kanë përjetuar një ditë me fitime jo të zakonta. Kjo sidomos për biznesin e suvenirevet. Shitësit e këtyre linjave pohojnë se shitjet dy javë e fundit kanë qenë marramendëse, por kanë kulmuar dje. Masivisht, kosovarët kanë blerë flamuj, kapele, dhe suvenire që lidhen me 100-vjetorin, për t’i mbajtur si kujtim të kësaj ditë. Ndërsa më parë të gjithë shqiptarët kanë blerë objekte nga simbolika e festës, duke sjellë fitime të paparashikuara. Gjithashtu, hotelet nga Tirana deri në Vlorë kanë qenë të prenotuar javë më parë, duke realizuar me këtë rast një volum të pazakonte fitimesh për këtë periudhë.
Këmbimi
Agjencitë e këmbimit në Kryeqytet kanë punuar dje me orar të zgjatur. Mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë këmbyer lekun me euron për të kryer shpenzimet e ditës. Punonjësit e agjencive pohojnë se gjatë gjithë ditës kanë patur mjaft shkëmbime, por jo në vlera shumë të mëdha sa për ndikuar në forcimin e monedhës vendase. Një euro është këmbyer me 139.8 lekë. Ekspertët e biznesit të këmbimeve pohojnë se miliona euro dje janë futur në ekonominë shqiptare, të cilat kanë ndikuar konsumin, sidomos në tregtinë me pakicë dhe duke përmirësuar kështu ndjeshëm bilancin e bizneseve të vogla.