Adem Jashari kish lindur me 28 Nentor
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sot (Dje) Tiranën e viziton sërish Adem Jashari. I përjetësuar dhe me kurorën e mirënjohjes së kryeqytetit tonë. Si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si nip Drenice e Kosove, më lejoni ta përshëndes: Mirë se erdhe Baca Adem! Mirë se u ktheve, dajë!
Në një tokë ku prej qindra vitesh ripërtërihej si mallkim një luftë e pabarabartë ndërmjet jetës së shqiptarëve dhe vdekjes vetëm sepse ata ishin shqiptarë, ku vidhej çdo mëngjes qumështi dhe buzëqeshja e fëmijëve vetëm sepse ata ishin shqiptarë, ku kënga ndalohej sepse ishte këngë shqipe, ku flamuri pushkatohej sepse ishte flamur shqiptar, s’kish si mos të lindte Adem Jashari!
Baca Adem ishte një krijesë e dhimbjes dhe e shpresës qindravjeçare të një toke që rënkonte padrejtësisht. Ndodh kësisoj, që dhimbja bën të lindin burra që e kanë grushtin një putër luani dhe kanë thellë vetëdijen e misionit të tyre unikal dhe historik.
Shumëkush me të drejtë pyet: “A nuk i dhimbseshin Bacës Adem 55 anëtarët e familjes së tij, që nga Blerina 7 vjeçe, tek Baca Shaban 74, që pikonin të vdekur si engjëj të pafajshëm?”.
Ne e dimë që po, porse Baca nuk i donte skllevër fëmijët, motrat, nipat dhe të dashurit e tij, sepse ai do t’u mësonte edhe njëherë shqiptarëve dhe botës, botës që na donte dhe botës që nuk na donte, se për shqiptarin shqiptar nuk ka shije jeta pa liri. Dhe kjo është legjendare, ndonëse në Prekaz, Jasharajt e shkruan të parrëfyeshmen dhe të jashtëzakonshmen për 48 orë me radhë, në fillim të marsit të vitit 1998, me gjakun e tyre, sepse Adem Jashari kish lindur, për fatin e tij të paracaktuar, më 28 Nëntor.
Një ditë e shënuar për shqiptarët, por një ditë që duhet ende të vinte për Adem Jasharin dhe Kosovën! Dhe kur ajo ditë erdhi, të gjithë së toku dhe pavarësisht nga njëri–tjetri, britëm, pëshpëritëm dhe shkruam me germa të mëdha dhe me germa kuqezi:
Bac u Kry!
Dhe të gjithë e dimë se kur shumëkush nga ne ndoshta do të jetë tretur, Adem Jashari do të qëndrojë këtu, i paplakshëm dhe i paperëndueshëm, sepse heronjtë, heronjtë e mirëfilltë si ai, e mundin kohën dhe e shtrëngojnë fort në putrat e tyre prej luani.
Dhe për shekuj, ky emër dhe kjo legjendë e vërtetë do të ngjallë adhurim dhe shtangie, adhurim për ne dhe shtangie për këdo që do të guxonte t’i shkaktonte dhimbje kësaj toke, sepse prej dhimbjes kjo tokë ka dëshmuar se di të ringjallë çlirimtarët e dhimbjes dhe nismëtarët e lirisë së mohuar.
Tirana është sot krenare që e ka Adem Jasharin sërish në gjirin e vet.
Dhe mëngjeset me bukuri të mahnitshme të kryeqytetit tonë do të zgjohen ditë pas dite, rrezet e para të diellit do të prekin kulmet e shtëpive tona, do të të ndriçojnë edhe ty Baca Adem, që tashmë je një gur themeli edhe i Tiranës që ti aq shumë e doje!
Lavdi përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari!