Tuneli sekret qe bllokoi per 7 jave punimet ne sheshin 'Skenderbej'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Por, teksa me dhjetëra herë përshkojmë qendrën, nuk na ka shkuar mendja se inxhinierëve e teknikëve që po merren me zbatimin e projektit do t’u duheshin 7 javë për të zbuluar tunelin sekret mes Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Mbrojtjes. Legjendat për tunelet e nëndheshme të trashëguara nga diktatura duket se janë lënë në harresë këto vite. Por, pikërisht një prej tyre hapi jo pak probleme në zbatimin e projektit për rehabilitimin e sheshit aq të shumëpërfolur këto kohë. Në intervistën e tij për gazetën “Panorama”, drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Projekteve në Bashkinë e Tiranës, Mihail Cico, sqaron të gjitha detajet.
U bënë muaj tashmë që fadromat kanë rrethuar sheshin “Skënderbej”, mund të na thoni çfarë është parashikuar të bëhet në kontratën që ju keni për këtë projekt?
Projektin e sheshit, jo vetëm në vartësi të financimeve, por edhe për tipologjinë e punimeve që do të kryhen, e kemi ndarë në 3 faza. Faza e parë përfshin punimet nëntokësore të rrjeteve inxhinierike të reja apo spostimin e rrjeteve ekzistuese. Ndërkohë, faza e dytë ka për qëllim ndërtimin e platformave dhe bazamenteve, pra bëhet fjalë për shtresat e nevojshme të betonit që do të hidhen. Faza e tretë përfshin arredimin, ku bëjnë pjesë shatërvanët, zbukurimet dhe gjithçka që ka të bëjë me aspektin estetik të sheshit. Faza e parë mbaron me ndërtimin e rrjetit inxhinierik. Tre do të jenë hallkat kryesore të punimeve në këtë fazë.
Cilat janë këto hallka dhe deri në çfarë niveli janë realizuar punimet deri tani?
Është parashikuar ndërtimi i galerisë nëntokësore lindje-perëndim dhe i galerisë nëntokësore veri-jug. Po kështu, parashikohet edhe ndërtimi i një dhome teknike në krah të monumentit të Skënderbeut. Do të jetë një ndërtesë 3 katëshe nën tokë. Pjesë e punimeve është ndërtimi i murit mbajtës në krah të monumentit të Skënderbeut. Ai ka për qëllim mbrojtjen e monumentit të Skënderbeut. Përpara se të vendosej për të, u pa varianti i lëvizjes së monumentit, por kjo gjë rezultoi e vështirë, pasi mund të dëmtohej dhe zgjodhëm variantin që të mbrohej monumenti. Ndërkaq, gërmimi në lulishten mbrapa monumentit të Skënderbeut pothuajse ka mbaruar, mbetet të bëhet nivelimi në nivelin përfundimtar. Në këtë fazë përfshihen edhe kanalizimet nëntokësore para muzeut (Rruga e Durrësit dhe Rruga e Dibrës) të cilat janë në proces pune.
Kanë përfunduar punimet për prishjen e shtresave rrugore përballë Muzeut Kombëtar, si dhe heqja e zhvendosja e pemëve, të cilat ndodheshin në këtë sipërfaqe. Janë mbyllur gjithashtu edhe punimet për prishjen e shtresave rrugore mbrapa hotel “Tiranës” në drejtimin e galerisë veri/jug, shtresave rrugore mbrapa xhamisë së Et’hem Beut, duke përfshirë dhe heqjen e elementeve të tjera si dhe pemëve. Duke folur në nivel teknik, po ju them se kanë përfunduar punimet dhe janë vendosur tubacionet për sistemin e ujërave të zeza dhe ujërave të shiut përballë Muzeut Kombëtar. Gjithashtu, edhe një sërë punimesh të kësaj natyre. Pjesë e punës tonë ka qenë ndërtimi i rrugëve provizore për rregullimin dhe mirëmbajtjen e trafikut, si dhe ndërtimi i zonave provizore të parkimit për lehtësimin dhe mirëmbajtjen e trafikut.
A keni hasur vështirësi apo probleme të paparashikuara gjatë punimeve në shesh, të cilat ju kanë krijuar pengesa në realizimin e tyre sipas planit paraprak që kishit bërë?
Kemi hasur një sërë vështirësish dhe problemesh. Një pjesë e tyre të paparashikuara, që pa diskutim na kanë krijuar jo vetëm vështirësi, por edhe vonesa. Janë çështje komplekse. Mund të përmend këtu për shembull pozicionet e sakta të galerive nëntokësore ekzistuese. Ato nuk diheshin me saktësi, pasi këto galeri përdoren nga shumë institucione dhe nuk kishim informacion kush i kishte në administrim, në mënyrë që të mësohej vendndodhja. U desh goxha kohë e punë për zbulimin e tyre. Linjat e shkarkimit dhe të furnizimit sa i përket nëntokës janë të paidentifikuara, e mbi të gjitha, në një gjendje më të keqe nga ajo që ne kishim menduar. Problem tjetër mund të përmend punimet e tjera që po kryhen për tubacionet dhe rrjetin e ujërave të zeza, apo punimet për rrjetin telefonik. Duhet të dini që janë zinxhir dhe për aq kohë sa kemi një sërë institucionesh që përdorin këto rrjete, duhet që gjithçka të jetë e mirëmenaxhuar dhe të bëhet me kujdes. Muajt e fundit, moti ka luajtur rolin e vet, pasi nuk mund të punohet në tubacione me të njëjtin intensitet. Për shumë javë, punimet i vonoi edhe tuneli sekret (kështu është vendosur të quhet) që lidh Ministrinë e Mbrojtjes me atë të Transporteve.
Tunel sekret? Përse e keni fjalën, mund të na sqaroni më shumë?
Shumëkush e di që të trashëguara nga diktatura, disa nga ndërtesat kryesore, tashmë institucione në qendër të Tiranës, kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën me tunele të nëndheshme nëntokësore. Këto tunele vazhdojnë akoma të ekzistojnë. Janë të vjetra dhe në shumicën e rasteve nuk kanë një person përgjegjës që merret me administrimin. Një prej tyre është dhe ai që lidh Ministrinë e Mbrojtjes me atë të Transporteve. Ne e dinim që ekzistonte ky tunel por duke qenë se është pikërisht një prej atyre që kishte vite pa u përdorur, nuk dinim me saktësi vendndodhjen e tij. Ndaj na u desh të kërkonim deri sa e gjetëm.
Sa kohë ju desh për ta zbuluar këtë tunel?
Na u deshën rreth 7 javë gërmime dhe punime shtesë. Ishte një tunel që në fakt nuk mund të gjendej aq kollaj. Ne gërmuam me kujdes deri sa e zbuluam, më pas e traversuam pa e dëmtuar atë. Pra, ishin të gjitha punime shtesë që kërkuan kohën e vet, e cila rrjedhimisht çoi në vonesa në kryerjen e punimeve edhe në pjesë të tjetra të sheshit, pasi gjithçka është zinxhir në këtë projekt. Mund të duken gjëra të thjeshta, por janë të gjitha mjaft të ndërlikuara dhe të lidhura me njëra-tjetrën. Punimet në këtë pjesë të sheshit për shembull kishin lidhje direkte me atë çka ju më pyetët lidhur me shkallët e Pallatit të Kulturës që kanë mbetur të hapura.
Për të qenë më të qartë, cila ishte lidhja mes punimeve në këto dy pjesë të ndryshme të sheshit?
Përpara Pallatit të Kulturës, pra nëntokë, janë një sërë tubacionesh për shkarkimin e ujërave të bardha dhe të zeza. Tubacionet ekzistuese derdhen në Rrugën e Dibrës. Projekti i ri parashikon që ato të derdhen në kahun e kundërt, pra realizimin e tyre nga ana e bulevardit. Por duke qenë se ne pikërisht në bulevard po punonim për të gjetur tunelin sekret nëntokësor, mbeti pezull edhe kjo pjesë për aq kohë sa vazhduan këto punime.