Trukimet, Superliga jashte radarit te UEFA-s
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Asnjë prej ndeshjeve të luajtura nga fillimi deri në këtë fazë të Superligës nuk është përfshirë në dosjet e takimeve të dyshuara për trukim nga UEFA. Deri janë luajtur 45 ndeshje dhe për herë të parë në 4 sezonet e fundit Superliga Shqiptare pas fazës së parë i ka shpëtuar radarit të UEFA-s.
Radari është një platformë teknologjike, sipas së cilës një zyrë e posaçme në Nion verifikon shumat e luajtura në kompanitë e basteve për të gjithë ndeshjet evropiane dhe në rast se e njëjta strukturë konstaton se për ndeshje të veçanta janë luajtur shuma të pakontrolluara në favor të së njëjtës ndeshje finale atëherë ajo sinjalizon federatën përkatëse duke e konsideruar të njëjtën ndeshje si një opsion real për të hapur një trukim.
Sipas “Supersportit”, kampionati shqiptar ka qenë në qendër të këtij radari sidomos dy sezone më parë, por mesa duket gjatë këtij edicioni klubet shqiptare janë ndërgjegjësuar duke mos preferuar që financimet të vijnë më nga burime të paligjshme që dëmtojnë imazhin dhe lojën.