Trami, Bashkia e Budapestit ofron asistence
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Bashkia e Budapestit do t’i ofrojë asistencë Bashkisë së Tiranës në projektet e saj, mes të cilave dhe për projektin e tramit. Kjo u konfirmua sot gjatë një takimi që kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pati me zëvendëskryetarin e Bashkisë së Budapestit, Miklós Csomós.
Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, nxitjen e investitorëve hungarezë për të investuar në Shqipëri, me theks të veçantë në fushën e hoteleri – turizmit, nxitjen e shkëmbimeve tregtare, kryesisht në mallrat e konsumit ushqimor etj.
Në kuadër të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve, që nga dita e nesërme, një nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e heroit të Hungarisë, Janos Hunyadi, sikundër së shpejti pritet që memoriali i Skënderbeut të vendoset në një nga sheshet e Budapestit.
Vizita e Csomós përkon edhe me Javën Hungareze në Tiranë, në kuadër të së cilës po mbahen një sërë aktivitetesh