e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arvizu viziton ish-te perndjekurit greviste

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arvizu viziton ish-te perndjekurit greviste
Në ditën e shtatë të grevës së urisë, ish-të përndjekurit politikë, janë vizituar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ambasadori amerikan ka zhvilluar një bisedë me ata në ambientet e grevës ku ish-të përndjekurit i kanë shpjeguar Arvizusë arsyet që i kanë detyruar të ndërmarrin këtë veprim radikal. Kjo shtresë e shoqërisë akuzon qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet për dëmshpërblimin e tyre dhe i kërkon që të marrë një vendim të tillë menjëherë. Megjithëse gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, ata janë shprehur të vendosur për të vazhduar duke thënë janë gati të flijohen.