e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Trajneri i Zvicres nuk mendon barazimin kunder Shqiperise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Zvicres nuk mendon barazimin kunder Shqiperise

I duhet vetëm dy pikë në dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar matematikisht biletën për në finalet e Brazilit. Por trajneri i Zvicrës, Otmar Hitcfeld nuk e mendon aspak barazimin kundër Shqipërisë në “Qemal Stafa”.

“Për ne është një ndeshje e rëndësishme. Nuk bëjmë llogari me pikët. Do të zbresim në fushë për të marrë maksimumin. Mendojmë vetëm për tri pikë në këtë sfidë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por skuadra e di se për çfarë do të luajë”.

I paevitueshëm komenti i trajnerit në lidhje me gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që ka në skuadër.
Hitcfeld pranon se ata do të ndjejnë presionin e tifozëve, por sipas tij ky do të jetë një motivim më shumë.

“Sigurisht, ata do të ndjejnë presionin e tifozëve, pasi mendoj se entuziazmi I tyre do të jetë I madh. Megjithatë, mendoj se lojtarët e mi janë mësuar me këtë dhe do të jetë një stimul më shumë në fushën e lojës”.

Këtë presion e ka ndjerë më parë edhe Gokhan Inler. Mesfushori I Napolit është turk me origjinë dhe në ndjeshjen kundër Turqisë ka vuajtur jo pak.

“E kam të qartë atë që do të ndjentë lojtarët me origjinë shqiptare. Të njëjtën gjë kam provuar edhe unë kur luajta kundër Turqisë. Por mendoj se se nuk do të jetë një problem”.