e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tragjedia e Olimpiades 'Mynih 1972', perkujtohen viktimat izraelite

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tragjedia e Olimpiades 'Mynih 1972', perkujtohen viktimat izraelite
Ministrat gjermanë do t’i bashkohen të mbijetuarve të masakrës së Olimiadë së Mynihut, në një aeroport pranë qyteti për të shënuar 40-vjetorin e ngjarjes. Ata do të mblidhen së bashku në Fuerstenfeldbruck, aeroproti ushtarak ku pjesa më e madhe e 11 viktimave izraelite u vranë nga palestinezët.

Njerëz të armatosur mbanin peng atletët izraelitë në brendësi të Fshatit Olimpik. Në përvjetor, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague e përshkroi sulmin si një “akt tronditës”. Duke thënë se veprimi kishte tradhëtuar çdo vlerë të Lojëra Olimpike. Shteti jugor gjerman i Bavarisë ka urdhëruar që flamujt në ndërtesat publike të ulen në gjysmë shtizë për të përkujtuar masakrën, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich dhe zyrtarë të tjerë gjermanë, përfshirë kreun e Komitetit Olimpik të vendit, Thomas Bach, do të marrë pjesë në ceremoninë në Fuerstenfeldbruck së bashku me disa 500 njerëz. Zëvendëskryeministri izraelit Silvan Shalom do të marrë po ashtu pjesë, me një delegacion të veçantë 21-anëtarësh që përfshin të veja dhe të afërmit e viktimave, si dhe të mbijetuarit e sulmit, njoftuan raportet e ministrisë së Jashtme izraelite.

Në mesin e izraelitëve pritet të marrin pjesë është menaxheri i Delegacionit Olimpik 1972, Z. Shmuel Lalkin. Një pemë do të mbillet për të kujtuar viktimat dhe një ekspozitë e fotografive që përshkruan masakrën dhe pasojat e tij do të hapet. Kurora do të hidhen në Fshatin Olimpik në Mynih. Më 5 shtator 1972, tetë persona të armatosur vranë atletët izraelite, trajnerë e pjesë të stafit.