e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Tradhtari i urryer', lider ne Bazel

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Tradhtari i urryer', lider ne Bazel

Ata që urrejnë Taulant Xhakën, thonë se lojtari i FCB-së është brutal, rritet pa marrë parasysh dhunimin e të tjerëve. Një provokator, i cili gjendet në ballë të çdo përleshjeje sportive dhe jo vetëm. Një djalë i cili, me mburrje në rrjetet sociale tregon çdo gjë, nga ato që bën dhe është nga më të ndjekurit. Një që ka një gojë të madhe dhe kurrë nuk do të rritet. Dhe një “tradhtar”, i cili luan për kombëtaren shqiptare, edhe pse ia ka borxh karrierën e tij, federatës zvicerane.

Ata që e duan Taulant Xhakën, të thonë, se shpirti i tij në dyluftimet është shembullor. Gjithmonë, Xhaka vihet në shërbim të ekipit dhe nëse është e nevojshme, para se kjo të kërkohet ai sakrifikon. Se dashuria për internetin, makinat  sportive, fotot janë kënaqësi normale për një 24-vjeçar. Dhe vendimi për Shqipërinë ishte thjesht një zgjedhje e shpejtë, për të cilën Xhaka kishte ndjekur zemrën e tij. Xhaka varion në përfaqësimin e jashtëm mes të figurës së njeriut të urryer dhe idhullit. Kur e pyet për këtë, ai buzëqesh dhe thotë: "Po, imazhi i im më pëlqen. E bëjnë jo vetëm artistët, por çdo skuadër ka nevojë për një njeri si unë, që gjithmonë është në maksimum”, shprehet shqiptari.

Gjithsesi, ai nuk është se ia ndjen shumë, për atë që njerëzit mendojnë keq për të, apo se dëmton lojtarët me qëllim. Vetëm pak keqardhje për atë që njerëzit insinuojnë apo ajo mundohen ta lëndojnë me fjalët e tyre. Por ai kërkon edhe falje për ata që mund t’i ketë lënduar. Dhe këtu e ka fjalën për shkurtin e 2014 kur dëmtoi Alexander Gerndt, të cilit i kushtoi një vit karrierë. Xhaka për shumë të pasionuar në futboll, ndoshta duhej të dënohej edhe pse ai kërkoi falje.

"Më vjen shumë keq për atë që ndodhi atë natë. Nuk ishte qëllimi im që të dëmtoja Gerndt. Në fund të fundit u mundova të goditja topin", shpjegon shqiptari. Ku ka sfidë e ngjarje është gjithmonë ai në qendër të vëmendjes. Ngjarja e Gerndt do të shoqërojë Xhakën në pjesën tjetër të karrierës së tij. Ashtu dhe skenat e tetorit të vitit të kaluar, kur ai ishte një “lojtar kyç” në trazirat për kualifikueset e Kampionatit Europian midis Shqipërisë dhe Serbisë, dhe që pas u kthye në "heroin" kuqezi.

Por kush mendon se e njeh me këto dy ngjarje gabohet. Pas të ashtuquajturit “rambo”, fshihet historia e një futbollisti të rëndësishëm që ka dëshira e ëndrra dhe që mezi ka dalë mbi ujë, duke mbytur hijen e të vëllait të tij më të vogël. Që kur ishte 19-vjeç ai u bë pjesë e Bazelit, ishte tre hapa përpara të tjerëve, por nuk ia doli. Kishte probleme me disiplinën dhe trajneri Thorsten Fink nuk e futi në fushë për 18 muaj. Edhe pse për skuadrën e parë kjo është normale, .undi vetëm të shikonte sesi Graniti, vëllai i tij kaloi në Bundesligë me “Gladbach”, por Taulanti u dënua që të ndiqte lavdinë e të vëllait dhe të luante me Grasshopersin. "Kurrë nuk kam pasur një problem me suksesin e Granitit.

Ai gjithashtu kishte shumë fat. Dhe unë kam luajtur tashmë në Ligën e Kampionëve dhe kundër lojtarëve më të mirë në botë. Ndërkohë që Graniti ende e ka ëndërr”, vazhdon të tej Taulanti. Në Grasshopers, Xhaka mësoi se çfarë do të thotë të jesh profesionit. “Mësuesi” i tij ishte Veroljub Salatiç, i cili ia vuri në dukje atë që në ditën e parë: "Nëse dëshiron të bëhesh një lojtar i madh në futboll, duhet të ndryshosh vetveten". Shqiptari tani ka ndryshuar zakonet e tij në ushqim, vë zilen e orës në mëngjes dhe bën në fushë atë që trajneri kërkon prej tij.

Kur u kthye në vitin 2013 në FCB, ai e dinte: "Kisha vetëm një shans dhe duhet ta përdorja". Murat Yakin e bëri titullar dhe në urdhërat e Paulo Souzës ishte ndër lojtarët më të përdorur dhe kjo ka habitur edhe vetë Taulant Xhakën. "Në një farë mënyre pati një alkimi mes dy trajnerëve dhe meje. Dhe kur ndjen besimin automatikisht je 30 përqind më mirë në fushë”. Ndryshimin e Xhakës dhe mënyrën sesi ai luan dhe është pjesë e skuadrës e dëshmon edhe Breel Embolo i gjithmonë është ngjitur pas tij, ose shoku i ngushtë.

"Tauli është që të ketë argëtim për të gjithë. Por në qoftë se ka ndonjë gjë serioze, mund të më qortojë mua si lideri i skuadrës. Është 24 vjeç, por mbetet një nga veteranët e ekipit dhe fjala e tij është me peshë". Tani shqiptari është lojtari më jetëgjatë në skuadrën e Bazelit. Por do të qëndrojë edhe më shumë? "Unë kam këtu, gjithçka që kam nevojë. Por në mënyrë të qartë ofertat nga jashtë janë të mirëpritura, ndonëse do të kisha shumë dëshirë që karrierën ta mbyllja tek Bazeli. Do të ishte diçka fantastike", ka mbyllur Taulant Xhaka.