e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Totti: Ja pse festova me 'selfie'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Totti: Ja pse festova me 'selfie'

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka treguar arsyen pse vendosi të festojë golin e dytë të ndeshjes kundër Lacios, duke bërë "selfie" para tribunës së tifozëve të skuadrës së tij. “E kam menduar gjatë javës... pastaj është kjo modë me 'selfie' dhe ishte një rast unik dhe i papërsëritshëm. Është një kujtim i rëndësishëm për mua”, deklaroi Totti pas ndeshjes. Ikona e Giallorossëve shënoi të dy golat për skuadrën e tij në barazimin 2:2 kundër rivalit të qytetit.