Topi: Shqiperia do te marre se shpejti statusin kandidat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Presidenti i Republikes Bamir Topi tha te henen se “pavaresisht debateve politike qe ekzistojne ne vend, klasa politike dhe shteti shqiptar jane te fokusuar dhe maksimalisht te angazhuar ndaj politikave madhore te integrimit”. Kryetari i Shtetit theksoi se “marrja e statusit kandidat nga Shqipëria për në BE dhe fakti që kjo do të ndodhë në një moment kohor të afërt, na bën të jemi optimistë”. Këtë deklaratë, Presidenti Bamir Topi e bëri gjatë takimit që pati me Ministrin e Jashtëm dhe të Integrimit Evropian të Malit të Zi, Milan Roçen. Zoti Topi vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe shprehu vullnetin për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat që paraqesin interes të ndërsjellë për palët.
Duke bërë një panoramë të ecurisë së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Presidenti i Republikës tha se “kemi arritur të përmbushim standardet kryesore për anëtarësimin në BE, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se sfidat që duhet të përballojmë, janë ende të mëdha”.
Ministri i Jashtëm dhe i Integrimit Evropian i Malit të Zi, Milan Roçen, theksoi nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh të vendeve të Ballkanit me synim përmbushjen e aspiratave integruese të vendeve tona në strukturat euro-atlantike. Ministri Roçen nënvizoi dhe vlerësoi lart jo vetëm rolin moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, por edhe rolin konstruktiv personal të Presidentit Topi në funksion të përmirësimit të klimës dhe frymës së mirë të bashkëpunimit politik mes udhëheqësve rajonalë me synin zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e përbashkët në gjirin e familjes së madhe evropiane duke shkëmbyer përvojat e vlefshme pozitive.