e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Topi: Nese klasa politike do te udhehiqej nga idealet e ’90, arritjet do te ishin me te medha

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Topi: Nese klasa politike do te udhehiqej nga idealet e ’90, arritjet do te ishin me te medha
Në Ditën Kombëtare të Rinisë, kreu i shtetit, Bamir Topi, ka uruar të rinjtë shqiptar. Në mesazhin e tij ppër këtë festë topi u ka kërkuar  të rinjve të kenë një rol më aktiv shoqëror, për t`u dëgjuar zëri i tyre në çdo aspekt të vendimmarrjes politike dhe të sfidave të përbashkëta shoqërore. “Brezi ynë i ri është pasuria më e madhe që ne kemi, ndaj edhe shteti e shoqëria do të duhet që problematikat dhe interesat e tyre të shumta t`i kenë përparësi si investimi më i sigurt për të sotmen dhe të ardhmen” është shprehur  Topi.

Sipas Topit nëse klasa politike do të udhëhiqej nga parime idealiste arritjet pas 21 vitesh demokraci do të ishin më të mëdha: “Kam bindjen e thellë se ky bilanc do të kishte qenë edhe më pozitiv, se demokracia në Shqipëri do të kishte qenë edhe më e fortë dhe integrimi euroatlantik edhe më i shpejtë dhe i plotë, nëse klasa politike shqiptare e tranzicionit do të ishte udhëhequr në veprimet e saj nga të njëjtat parime idealiste dhe qytetare të Lëvizjes Studentore të vitit 90-të”.

Ndërsa lidhur me rëndësinë e  lëvizjes  së dhjetorit,  Topi u shpreh:  “Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një lëvizje kaq elitare, përfaqësuese dhe idealiste, me një ndjenjë të lartë qytetarie dhe përgjegjësie ndaj vendit dhe fateve të tij. Ai brez pati kurajën t`i kundërvihej njërit prej regjimeve më staliniste në Europë, pati mençurinë të shpaloste një program kërkesash politike thellësisht demokratike dhe evropiane, si dhe pati aftësinë të administrojë kontributet më të cmuara të mendimit liberal dhe intelektual të kohës.

Nderimi ynë shkon sot tek të gjithë ata të rinj studentë që me 8 dhjetor ’90-të ndryshuan njëherë e mirë historinë e vetes, familjes dhe të mbarë Shqipërisë. Një nderimi i veçantë shkon për Azem Hajdarin, studentin udhëheqës të Lëvizjes Studentore, për Arben Brocin dhe emra të tjerë përfaqësues të kësaj lëvizjeje, që u ndanë nga jeta në përpjekje për të mbrojtur dhe promovuar parimet politike për të cilat u ngritën në Dhjetor ’90-të” .