e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Topi, Berisha, Rama urojne Obamen: Fitore e madhe

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Topi, Berisha, Rama urojne Obamen: Fitore e madhe
Topi uron Obamën: Fitore e madhe

Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot kreun amerikan Barak Obama për kryerjen me sukses të operacionit nga trupat në Pakistan, të ekzekutimit të numrit një të Al Kaedës, Osama bin Laden.

"Ju uroj për këtë fitore të madhe dhe në të njëjtën kohë Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci, si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre", thuhet në mesazhin e urimit të presidentit Topi.

Një grup i vogël agjentësh amerikanë gjeti dhe ekzekutoi kryeterroristin Osama bin Laden, i cili kërkohej prej 10 vjetësh.

Berisha: Fitore e madhe e paqes

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ekzekutimi i kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden është fitore e madhe jo vetëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është një fitore e madhe e paqes dhe e të gjithë atyre që e konsiderojnë terrorizmin armikun kryesor të lirisë së tyre. Shefi i qeverisë theksoi se vrasja e Bin Laden është lajm ngushëllues për viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste nëpër të gjithë botën.

"Me agresivitetin dhe primitivizmin e tij Bin Laden mori mijëra e mijëra jetë njerëzish në SHBA dhe nëpër vende të tjera të botës", tha Berisha.

Rama: Fitore kundër terrorizmit

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se vrasja e numrit një të Al Kaedës, Osama bin Laden nga trupat amerikane është një fitore e madhe kundër terrorizmit. Gjatë një telefonate që kreu i PS-së i ka bërë ambasadorit amerikan në Tiranë Arvizu, theksohet arritja e premtimit të presidentit Barak Obama. Një grup i vogël agjentësh amerikanë gjeti dhe ekzekutoi kryeterroristin Osama bin Laden, personin më të kërkuar në botë për rreth një dekadë.