e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Osama varroset ne det, shperthejne polemikat

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Osama varroset ne det, shperthejne polemikat
Vëmendja kryesore e mediave botërore po përqendrohet te varrosja në det e trupit të Osama bin Laden, sipas një njoftimi të dhënë nga zyrtarët amerikanë. Shtetet e Bashkuara deklaruan se varrosja në det u mor në bazë të traditës islamike, (Obama: Bin Laden është vrarë) por edhe si pasojë e refuzimit për pranimin e kufomës nga Arabia Saudite apo nga vende të tjera islamike.Nga ana tjetër ka ardhur edhe reagimi i myslimanëve. "Kjo lloj varrosje është një dhunim i rëndë i Islamit", thotë Mahmoud Ashour, i Akademisë së Kërkimeve Islamike në al Azhar, qendra më e madhe kërkimore sunite në Kajro.

"Zgjedhja e amerikanëve për të varrosur kufomën e Bin Ladenit në det është në kundërshtim me principet e islamizmit. Varrosja e të vdekurit në det bëhet vetëm nëse mjeti më të cilin lundron është shumë larg brigjeve dhe kufoma rrezikon të dekompozohet", shpjegon Abdel Mouti al-Bayoumi, nga grupi i kërkuesve në të njëjtën akademi. Edhe burime nga Xhamia e Madhe në Paris thonë se varrosja në det e kufomës është tërësisht kundër rregullave të islamit.

Kufoma e Osama, fotoja e montuar

Një burrë me pamje të shpërfytyruar me sy të nxjerrë, mjekër e errët; kjo është fotoja që televizioni pakistanez Geo Tv, rrjeti kryesor në vendin aziatik publikoi, pa theksuar nëse këto ishin imazhet origjinale të kufomës së kryeterroristit, të vrarë mëngjesin e sotëm nga forcat amerikane.

Nuk kaloi shumë që vetë televizioni pranoi se ajo foto ishte e montuar dhe ishte në qarkullim prej vitit 2009.

"Kur e publikuam specifikuam se nuk ishim në gjendje që ta vertetonim nëse ishte origjinale apo jo. Verifikuam që ishte e montuar dhe e tërhoqëm menjëherë", tha Rana Jawad, shefi i zyrës së Islamabadit të televizionit Geo Tv.

Bin Laden jetonte ne vilen 1 milion dollareshe ne parajsen e turizmit

Thuajse 10 vjet pas sulmeve të tmerrshme të 11 Shtatorit, Osama duhet të ketë menduar se më në fund ai ishte i sigurt. Ai ishte zhvendosur nga malet e humbura të Afganistanit në një shtëpi luksoze 1 milion dollarëshe, në një nga qytetet më piktoreske të Pakistanit.

Abotabad, i quajtur kështu sipas emrit të Xhejms Abot, një britanik që e themeloi qytetin në vitin 1853, kishte një klimë shumë të mirë dhe ishte një vend i preferuar nga shumë turistë. Prapa mureve të godinës së tij, rreth 60 kilometër në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit, ai kishte shumë arsye për të menduar se ishte i sigurt. Aty kishte marrë familjen dhe disa korrierë i sillnin gjithçka kishte nevojë. Por, sipas burimeve të inteligjencës amerikane, bin Laden u kap në surprizë kur u sulmua. Herën e fundit ai ishte larguar në shpinën e një kali, bashkë me një person tjetër, kur ishte sulmuar nga trupat britanike e amerikane në Malet e Bardha në Afganistan.

CIA i kishte vënë atij nickname “Elvis” për ta identifikuar. Por u desh të vinte një informacion vitin e shkuar, që Osama fshihej në Abotabad. Tetë muaj u desh që të verifikohej ky informacion. Obama dhe shefat e tij të sigurisë donin të ishin të sigurtë që do kishin sukses pas aq shumë dështimesh. Dhe mbi të gjitha nuk e imagjinonin dot se bin Laden ishte my aty, pranë jetës shoqërore. Një javë më përpara, Obama mori prova fotografike se bin Laden ndodhej aty dhe autorizoi nisjen e operacionit për gogolin e Perëndimit.

Pas disa diskutimeve me qeverinë pakistaneze, një grup i vogël i forcave speciale amerikane US Navy Seals, mori udhëzimet e detajuara- kapeni Osama bin Laden, gjallë a vdekur. Sipas dëshmitarëve, operacioni nisi që mëngjesin e së dielës. Rojet e bin Laden hapën zjarr nga çatia e shtëpisë së rrethuar me mure të larta dhe një nga katër helikopterët e përdorur nga forcat amerikane u rrëzua.

Një nga 11 djemtë e Osamës është mes të vdekurve.

Gjatë operacionit që zgjati 40 minuta, bin Laden u qëllua në kokë ndërsa po evitonte kapjen gjallë të tij. Tre persona të tjerë u vranë, mes tyre një grua, që mendohej se po përdorej si mburojë njerëzore. Asnjë amerikan nuk u plagos, por ata patën një problem. Helikopteri ishte dëmtuar, ndaj ata i vunë flakën. Trupat speciale u detyruan ta mbanin në duar trupin e bin Laden.

Ishte një fund poshtërues për bin Laden në një nga ndjekjet më të mëdha në historinë e njerëzimit.