e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Topi-Berisha, 20 vite dashuri dhe armiqesi

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Topi-Berisha, 20 vite dashuri dhe armiqesi
Marrëdhëniet mes Bamir Topit dhe Sali Berishës nuk kanë qenë vetëm me re të zeza si këto ditë pranvere. Mund të themi pa frikë se marrëdhënia 20 vjeçare mes tyre mund të përfshihet shumë thjesht nga tre fjalë: dashuri, urrejtje dhe armiqësi. Por le ti marrim me rradhë këto etapa.

“Dashuria”

Siç ka deklaruar vetë Presidenti i Republikës ai është njohur para 20 vitesh personalisht me Sali Berishën pikërisht në bulevard, ku kryetari i PD-së i ka ofruar Topit që të marrë pjesë në politikë dhe veçanërisht në Partinë Demokratike. Ftesë të cilën Topi nuk e refuzoi. Më përpara ai kishte dëgjuar për doktor Berishën nga vëllai i tij po doktor, Flamuri, për të cili së fundi kryeministri deklaroi se ai voton për të dhe jo për vëllain. Dhe megjithëse ftesa e Berishës ndaj Topit ishte e hershme Topi u përfshi aktivisht në politikë vetëm pas vitit 1996. Pikërisht në këtë vit ai zgjidhet për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe emërohet Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit deri në vitin 1997 kur Partia Demokratike kalon në opozitë. Më pas Topi është Topi është zgjedhur 3 herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 2 herë N/Kryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit të saj Parlamentar. Gjatë kësaj kohe marrëdhënia e tij me Berishën ishte korrekte, dhe pavarësisht disa përplasjeve të vogla, ato kurrë nuk bëheshin publike.

Nisja e krisjes

Marrëdhëniet korrekte mes Berishës dhe Topit nisën pikërisht në vitin 2005. Pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhje Topi refuzoi të bëhej pjesë e kabinetit qeveritar. Nëpër korridoret e selisë blu në atë kohë thuhej se Topi nuk donte të pranonte poste të rangut të dytë në qeveri dhe në këtë mënyrë, nuk pranoi të ishte pjesë e qeverisë. Nga këtu marrëdhënia mes dy dy figurave të larta të PD-së nisi të kishte të çarat e para. Por këtu nisi edhe xhelozia mes dy figurave. Pasi Topi gjatë viteve 2005-2007 për aktivitetin e tij politik dhe publik spikati duke u vlerësuar gjerësisht si një politikan me profil të moderuar, mjaft aktiv në zgjidhjen e krizave politike mes pozitës e opozitës dhe protagonist i marrëveshjeve politike e i nismave të ndryshme parlamentare. Gjithashtu Topi gjatë këtyre viteve ishte vazhdimisht i pranishëm në median shqiptare e atë të huaj me qëndrimet e tij konstante dhe koherente me realitetet e ndryshme të vendit.

Përplasja e parë

Përplasja e parë dhe e vërtetë mes Bamir Topit dhe Sali Berishës ka ndodhur në verën e vitit 2007 përpara se të bëheshin zgjedhjet për President. Topi në mënyrë të hapur i bëri presion Berishës për kandidaturën e tij duke mbledhur të gjithë deputetët mbështetës në një drekë në Durrës.

Çarja

Kur Bamir Topi u zgjodh President President i Shqipërisë më 20 Korrik 2007, disa deklaruan se tashmë Berisha hoqi nga selia blu një rival të frikshëm për fronin e PD-së, e disa deklaruan se mes tyre do të rikthehej dashuria e para 2005-ës. Por të dyja palët e gabuan. Paqja mes Topit President dhe Berishës kryeministër zgjati shumë pak. Dhe përplasja nisi në një datë simbolike, atë të festave të 28-29 Nëntori. Ishte hera e parë në detyrën e Presidentit që Topit i duhej të festonte festën e pavarësisë dhe Çlirimit. Por ndërsa kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli i kryen ritualet të gjitha më 28 Nëntor, Topi vijoi edhe më 29 me vizita në familjet e dëshmorëve. Kjo ra në sy jo për mirë për dyshen Berisha-Topalli. Përplasja tjetër ishte ligji i legalizimeve. Berisha dhe qeveria e tij e reklamuan si një fitore miratimin e ligjit të legalizimeve vite më parë, por Presidenti Topi e riktheu në parlament këtë ligj me arsyetimin juridik që kishte shkelje me Kushtetutën. Një veprim më shumë politik se sa teknik. Ky ishte ligji i parë që Topi nuk dekretoi ashtu si Kuvendi me shumicë demokrate.

Më pas vijuan betejat në drejtësi. Pas dekretimit të 5 anëtarëve të Gjykatë së Lartë, parlamenti e hodhi poshtë kandidaturat duke krijuar një të çarë të madhe mes Topit dhe Berishës. Berisha deklaroi se morën përgjigje të merituar ata që kërkonin të krijonin minorancë bllokuese në parlament. Një tjetër përplasje ishte heqja e imunitetit dhe vënia nën akuzë ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, nga disa deputetë të PD-së është parë si një sulm indirekt i Presidentit Topi. Fatos Hoxha dhe Enkelejd Alibeaj më shumë se një herë kanë deklaruar se akuzat ndaj Bashës janë formuluar në zyrën e Topit. Natyrisht një gjë e tillë mbeti pa asnjë provë, por e thënë nga dy deputetë nënkuptonte shumë. Për të vijuar më pas tek krisja e madhe: zgjedhjet vendore të 2011. Ku Partia Demokratike deklaroi se Presidenti Topi votoi për Edi Ramën. Nga ajo ditë marrëdhëniet mes Topit Berishës u prishën për të mos u rregulluar më kurrë. Dhe për të ardhur në ditët e sotme ku lufta mes dy personaliteve të kampit të djathtë është më e egër se kurrë.

15 përplasjet më të bujshme mes Topit dhe Berishës

 Zgjedhja e Topit president

Përplasja e parë dhe e vërtetë mes Bamir Topit dhe Sali Berishës ka ndodhur në verën e vitit 2007 përpara se të bëheshin zgjedhjet për President. Topi në mënyrë të hapur i bëri presion Berishës për kandidaturën e tij duke mbledhur të gjithë deputetët mbështetës në një drekë në Durrës.

Festimi i ndarë i 29 Nëntorit

Ishte hera e parë në detyrën e Presidentit që Topit i duhej të festonte festën e pavarësisë dhe Çlirimit. Por ndërsa kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli i kryen ritualet të gjitha më 28 Nëntor, Topi vijoi edhe më 29 me vizita në familjet e dëshmorëve. Kjo ra në sy jo për mirë për dyshen Berisha-Topalli.

 Ligji i Legalizimeve

Berisha dhe qeveria e tij e reklamuan si një fitore miratimin e ligjit të legalizimeve dy vite më parë, por Presidenti Topi e riktheu në parlament këtë ligj me arsyetimin juridik që kishte shkelje me Kushtetutën. Një veprim më shumë politik se sa teknik. Ky ishte ligji i parë që Topi nuk vepron ashtu si Kuvendi me shumicë demokrate.

Dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Kjo ka qenë beteja më e fortë e Topit me Berishën. Pas dekretimit të 5 anëtarëve të Gjykatë së Lartë, parlamenti e hodhi poshtë kandidaturat duke krijuar një të çarë të madhe mes Topit dhe Berishës. Berisha deklaroi se morën përgjigje të merituar ata që kërkonin të krijonin minorancë bllokuese në parlament.

Emërimi i ambasadorëve

Përzgjedhja e diplomatëve nga ana e mazhorancës ka sjellë gjithmonë pakënaqësi nga ana e Presidentit. Por kur duhet që të kenë pëlqimin edhe të Presidentit, kryeministri Berisha ka preferuar më mirë të mos bëjë emërime. Një veprim që ka krijuar shumë probleme në diplomaci.

Dekorimi i të atit të Liri Berishës

Në pamje të parë është parë si një pajtim mes Topit dhe Berishë, dekorimi i Agim Ramës, babait të Liri Berishës. Por ceremonia ka hedhur poshtë këtë konkluzion. Dekoratën në gjoksin të biri të Ramës nuk e vuri Presidenti që mungonte në ceremoni. Madje edhe vetë Berisha bëri një mungesë që ishte më shumë se kaq.

 Akuza për nxitje të Ina Ramës ndaj deputetëve të veçantë

Heqja e imunitetit dhe vënia nën akuzë ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, nga disa deputetë të PD-së është parë si një sulm indirekt i Presidentit Topi. Fatos Hoxha dhe Enkelejd Alibeaj më shumë se një herë kanë deklaruar se akuzat ndaj Bashës janë formuluar në zyrën e Topit. Natyrisht një gjë e tillë mbeti pa asnjë provë, por e thënë nga dy deputetë nënkuptonte shumë.

Anëtarë e KLD-së

Pak ditë më parë mazhoranca pati një tjetër përplasje me kreun e shtetit. PD rrëzoi në Kuvend dy Kandidatura të ardhura nga Presidentit, një për Gjykatën Kushtetuese dhe një për Gjykatën e Lartë u rrëzuan për të shkuarën e tyre si prokurorë dhe gjyqtarë në kohën e diktaturës. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Bamir Topit, i cili deklaroi se edhe ai do të shikonte me kujdes cdo propozim që do t’i vinte nga ana e qeverisë dhe e Kuvendit.

Ligji i SHISH-it

Në kulmin e debatit për ndryshimet në ligjin e SHISH-it Bamir Topi doli hapur kundër PD-së duke u shprehur se është me parimet e NATO-s. Ai nuk foli konkretisht për ligjin e SHISH-it por la të nënkuptohej qartë se do të kthente pas pa dekret nëse ky ligj i vinte nga ana e Parlamentit pa u bërë më parë konsultime me faktorin ndërkombëtarë.

Gjykata Kushtetuese

Lufta e hapur dhe e vërtetë ka ndodhur ditët e fundit kur deputeti demokrat Halimi akuzoi mjaft rëndë kreun e shtetit se ka shkelur Kushtetutën. Një akuzë e tillë kishte kohë që nuk ishte dëgjuar në ambientin politik shqiptar kundrejt numrit një të shtetit. Për këto akuza reagoi menjëherë dhe Presidenca, e cila i quajti si deklarata që kërkojnë të heqin vëmendjen nga gjëra të tjera, ato që u thanë nga mazhoranca ndaj Topit.

21 janari

Lufta frontale mes Berishës dhe Topit u hap më 21 janar të vitit 2011. kryeministri e bëri kreun e shtetit si pjesë të një puçi shteti ku kishte bashkëpunëtor opozitën dhe Ina Ramën. Topi atë kohë u mundua të mbante një qëndrim neutral edhe pse etiketimet për të ishin shumë të rënda. Berisha arriti ta quante Presidentin deri dhe “horr bulevardi”. Pas kësaj ngjarje u duk se bashkëpunimi mes tyre u bë gjithnjë e më shumë utopik.

 Përplasjet post-21 janari

Pas “puçit” të famshëm marrëdhëniet mes Berishës u ftohën më shumë se kurrë. Mes tyre nisi një luftë e fortë në distancë me replika dhe deklarata të tërthorta kundër njëri-tjetrit.

Vota për Edi Ramën

Në zgjedhjet vendore të vitit 2011, Partia Demokratike deklaroi se Presidenti Topi votoi për Edi Ramën dhe jo për Lulzim Bashën. Topi nga ana e tij e mohoi këtë akuzë duke deklaruar se ishte thjesht një montim mediatik. Nga ajo ditë marrëdhëniet mes Topit Berishës u prishën për të mos u rregulluar më kurrë.

Topi për partinë e re

Në emisionin “Top-Story” të Sokol Ballës, Presidenti Bamir Topi deklaroi për herë të parë që pas mandatit presidencial do të krijonte një parti të re. Dhe që nga ajo ditë sulmet ndaj tij nuk rreshtën për asnjë ditë nga deputetët demokratë, të cilët natyrisht ishin të orkestruar nga Sali Berisha.

Përplasja e fundit

Dhe përplasja më e fortë deri tani mes Sali Berishës dhe Bamir Topit ishte para dy ditësh. Ku Presidenti Topi e sulmoi Berishën si komunist. E duke mos u ndalur me kaq ai cilësoi Berishën si mashtrues që po gënjen preh 22 vitesh shtresën e ish të përndjekurve dhe atë të ish pronarëve.