Topalli dhe deputetet, 1,5 miliard leke per dieta dhe udhetime
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të ulur shpenzimet e administratës shtetërore, Kuvendi i Shqipërisë mbetet një nga institucionet me shpenzimet më të larta operative, ku përfshihen dietat, tarifat e telefonave apo edhe udhëtimet e deputetëve dhe të kryetares së Kuvendit jashtë shtetit. Megjithëse në një periudhë krize, vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti ky institucion ka harxhuar për këtë zë (telefoni celulare, dieta, udhëtime jashtë shtetit dhe pritje të delegacioneve të huaja, si dhe një sërë shpenzimesh të tjera më me pak peshë, plot 151 milionë lekë të reja ose thënë ndryshe 1.5 miliardë lekë të vjetra.
Shumë kjo që po ta krahasosh, është e përafërt me shpenzimet për paga të deputetëve dhe gjithë punonjësve të administratës së Kuvendit, të cilat në total për këtë 6-mujor arrijnë në 210 milionë lekë të reja. Këto janë të dhënat që përmban raporti i shpenzimeve buxhetore që ka hartuar vetë Kuvendi i Shqipërisë për periudhën janar-qershor 2012, ku ndër të tjera bie në sy dhe fakti se gjatë kësaj periudhe ky institucion ka paguar dhe 35 milionë lekë të reja për kostot e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
Shpenzimet operative
Siç raportohet në tabelën e shpenzimeve buxhetore për 6-mujorin e parë të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë në tërësi ka arritur të realizojë buxhetin e vet në masën 47 për qind të shumës që i është akorduar në fillim të vitit nga Ministria e Financave. Një nga zërat më të mëdhenj të buxhetit të legjislativit është ai për shpenzimet operative, ose thënë ndryshe shpenzimet për telefoninë, dietat, honorarët, udhëtimet jashtë vendit, pritjet e delegacioneve të huaja etj. Kështu në total për 6 muajt e parë të vitit Kuvendi ka shpenzuar për këto lloj shërbimesh 151 milionë lekë të reja, nga të cilat rreth 55% ose rreth 80 milionë vetëm pagesa për telefon, dieta brenda vendi, honorarë për mbledhje komisionesh.
Një pjesë të mirë të shpenzimeve operative, 45% , e zënë natyrisht dhe përballimi nga ana e Kuvendit të pagesave të faturave për udhëtime jashtë shteti, që përfshijnë dieta dhe akomodime të delegacioneve parlamentare, të cilat marrin pjesë në Konferenca, takime, Sesione Ndërparlamentare. Këtu përfshihen edhe shpenzimet që kryen kryetarja e Kuvendit në vizitat jashtë shtetit, qoftë në takimet me kolegët e saj, por edhe në kuadër të asaj që vet Jozefina Topalli e ka quajtur si diplomacia parlamentare.
Gjithashtu në këtë shumë prej 1.5 miliard lekësh që ka shpenzuar Kuvendi për këtë gjashtëmujor përfshihen dhe përballimi i shpenzimeve të aktiviteteve që kryetarja e Kuvendit kryen në drejtim të dimensionit social që ajo është përpjekur t’i jap institucionit që vetë drejton. Gjithashtu, në këtë grup shpenzimesh përfshihen dhe kuotat e anëtarësimit në Institucionet ndërkombëtare. Buxheti vjetor i parashikuar është 10 milionë lekë, nga të cilat 5.6 milion janë shpenzuar dhe diferenca do të shpenzohet në vazhdim, sipas afateve të pagesave dhe duke patur parasysh dhe limitet mujore te arkës së valutës.
Gjatë 6-mujorit të parë 2012, përveç disa shtesave të kontratave për plotësimin e nevojave emergjente të fillim vitit, janë realizuar tenderat për plotësimin e nevojave me karburant, me materiale pastrimi, higjieno-sanitare, me kancelari, materiale dhe shërbime mirëmbajtjeje të zyrave dhe pajisjeve të zyrave, siguracione autoveturash etj. Të tjera shpenzime të këtij grupi janë shpenzimet telefonike, energji, furnizim me ujë, shërbim postar, abonime në gazetat ditore, shpenzime pritje e përcjellje të delegacioneve të huaja
Shpenzimet për paga
Shpenzimet për pagat janë realizuar në vlerën 206 milionë lekë e cila është 47% e fondit vjetor të akorduar. Kjo shifër përfshin pagat për periudhën 6-mujore për 126 deputetë dhe rreth 207 punonjës (nëpunës civil dhe punonjës mbështetës). Janë realizuar në vlerën 24 milion lekë që është 47% e vlerës vjetore edhe shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit.
Gjatë këtij vitit Kuvendit i është dashur të akordojë dhe një fond të veçantë për aktivitet social me rastin e 8 marsit (vetëm kosto e drekës). Ndërkohë që është akorduar dhe një vlerë prej 90 360 lekë, si pagë e menjëhershme për ish-deputeten socialiste Ermelinda Meksi, e cila ka lënë mandatin për të kaluar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.