e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kriza ne Greqi, emigrantet bejne thirrje per mbrojtje nga sulmet racore

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kriza ne Greqi, emigrantet bejne thirrje per mbrojtje nga sulmet racore
“Sulmet e me baza racore kundër emigrantëve janë intensifikuar gjatë muajve të fundit në Greqi”, tha të martën një anëtar i shquar i komunitetit pakistanez duke pretenduar se policia nuk ka arritur t’i përgjigjet në mënyrë efektive për të mbrojtur viktimat. Presidenti i komunitetit pakistanez në Greqi, Javied Aslam ka akuzuar gjithashtu policinë për dhunë fizike ndaj të huajve gjatë një goditjeje të fortë që po i bëhet emigrantëve klandestinë në vend.

“Në gjashtë muajt e fundit, fashistët me thika kanë sulmuar 500 persona dhe s’janë ndëshkuar nga policia. Ligji nuk zbatohet për ta”,-tha 43-vjeçari Aslam për Skai të martën.

Aslam i cili jeton në Greqi që prej vitit 1996, e që aktualisht punon si përkthyes në spital, tha se si pasojë e rënies ekonomike më shumë se 15 mijë pakistanezë e kanë lënë vendit. “Emigrantët nuk erdhën këtu për pushime por për të gjetur një të ardhme më të mirë”,-tha Aslam duke akuzuar policinë greke se ka keqtrajtuar emigrantët gjatë operacionit “Xenios Zeus”.

Fushata ka parë më shumë se 7000 të huaj që ndalohen nga policia dhe 1.650 të arrestuar pasi janë gjetur pa leje qëndrimi të vlefshme. Sakaq policia greke ende s’ka asnjë autor për vrasjen e një 19-vjeçari të dielën në qendër të Athinës nga një grup i armatosur me thika që lëviznin me motorrë.