e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Topalli: Ne Shkoder, 69 qendra te manipuluara

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Topalli: Ne Shkoder, 69 qendra te manipuluara

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli komenton vendimin e Partisë Socialiste për t’u tërhequr nga pavlefshmëria e zgjedhjeve në Qarkun e Shkodrës. “Pasi u tërhoq nga Shkodra, ku vetëm në një KZZ me 70 QV, 69 ishin falsifikuar, sot PS u tërhoq edhe nga kërkesa për rivotim në Lezhë dhe këtë e bën ‘për të mirën e vendit’, thotë rilindasi Rama. Kur i filluan dhimbjet për vendin këtij zotërisë? Kur ai bojkotonte, bllokonte parlamentin, dënonte vendin me mosmarrjen e statusit, ai nuk kishte dhimbje për vendin! Kur i filluan ‘dhimbjet për vendin’…??!!! I filluan ‘dhimbjet për vendin’ sapo filloi të dalë në shesh masakra që me forcën e parasë, të bandave e të krimit bleu, vodhi e shqeu vota e mandatet, siç u vërtetua edhe në Lezhë…?!!!” shkruan Topalli në Facebook.