e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirane, nis shfrytezimi i hapesirave publike per Boterorin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirane, nis shfrytezimi i hapesirave publike per Boterorin

Kur mungojnë dhe tri ditë nga fillimi Botërorit të Brazilit, evenimentit më të rëndësishëm futbollistik global, në çdo vend të botës kanë nisur përgatitjet për të shijuar sa më mirë emocionet që dhuron një spektakël me përmasa të tilla. Edhe në Tiranë emocionet janë të mëdha dhe të gjithë sportdashësit kanë nisur të planifikojnë vendin ku do të shohin ndeshjet.  Shumë biznese private kanë nisur të përgatiten për të ofruar komoditet maksimal për klientët e tyre, të cilët zgjedhin të shijojnë ndeshjet e Botërorit duke pirë një freskuese në shoqëri e jo të ulur në sallonin e shtëpisë. Shumë biznese, siç ka ndodhur edhe më herët, për të thithur sa më shumë klientë kanë nisur të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat e tyre duke vendosur monitorë të mëdhenj, projektorë dhe ulëse moderne për të qenë sa më pranë shijeve të klientëve të tyre.

Ajo që bie në sy këtë vit është fakti se deri më sot mungojnë organizimet nga Pushteti Lokal apo Vendor. Tek pedonalja për shembull, ku në vitet e shkuara gjatë kampionateve botërore apo europiane është vendosur një ekran i madh dhe nga të dyja anët të rinj e të reja, të rritur e fëmijë kishin mundësi të shijonin ndeshjet e idhujve të tyre, madje edhe të eglendisesishn me ndonjë pije freskuese, birrë  apo diçka tjetër, këtë vit deri më tani nuk duket të ketë ndonjë lëvizje. Po ashtu tek sheshi “Nën Tereza”, pranë Akademisë së Arteve nuk duket të ketë ndonjë organizim, ku më herët në mënyrë mjaft origjinale vendoseshin stola në formën e një stadiumi, si dhe një projektor i madh, ku sërish të rinj e të reja zgjidhnin këtë formë për të shijuar Botërorin apo Europianin. Këtë botëror, mesa duket (deri më sot), nuk do të ketë ndonjë organizim zyrtar dhe i është lënë dorë e lirë biznesit privat për të përfituar nga ky eveniment, për të rritur kështu sa më shumë të ardhurat e tyre.