Tirana 'zbulon' goditjen e radhes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana pret një tjetër emër të bujshëm për merkaton e verës. Burime zyrtare nga klubi kryeqytetas shprehen se Tirona ka siguruar sulmuesin Medie Kagere, i cili ka firmosur për bardheblutë dhe pritet të mbërrijë të hënën në kryeqytet. Kagerevjen vjen nga Ruanda, ku është sulmuesi më i rëndësishëm në vendin e tij dhe i padiskutueshëm në skuadrën përfaqësuese të këtij shteti. Tirana pret nga sulmuesi 27-vjeçar që të shtojë cilësinë dhe rrisë konkurrencën në repartin ofensiv, aty ku alternativat për Maganin janë tashmë të shumta.