e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana shkarkon Taganin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana shkarkon Taganin
Humbja turpëruese 3-6 ndaj Flamurtari këtë fundjavë në Selman Stermasi i ka kushtuar postin administratorit të skuadrës bardheblu, Salih Tagani.Bordi Drejtues i Tiranës u thërrit në një mbledhje të jashtëzakonshme në përfundim të të cilës Tagani u zëvendësua nga Krenar Alimehmeti.

Ky i fundit do të jetë administrator i deleguar i klubit. Tagani u emërua në këtë post nga Këshilli Mbikqyrës i Bashkisë së Tiranës pas marrjes së postit të kryetarit të Bashkisë nga Lulzim Basha. Ai zëvendësoi ish-administratorin deri në atë kohë, Rauf Dimraj. Kjo ishte e vetmja masë e drejtuesve bardheblu pas humbjes ndaj Flamurtarit, dhe ai që i ka shpëtuar paq kësaj ka qenë trajneri Nevil Dede.