e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana restauron stadiumin 'Selman Stermasi'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana restauron stadiumin 'Selman Stermasi'

Klubi i Tiranës ka nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stermasi”, i cili prej vitesh ka dalë jashtë çdo funksioni për shkak të degradimit. Projekti për rinovimin e shkallëve dhe fushës së blertë është iniciuar nga klubi i Tiranës.

Është parashikuar se punimet për rinovimin e tij do të mbyllen brenda vitit 2015, vit gjatë të cilit pritet që edhe “Qemal Stafa” t’i nënshtrohet punimeve.

Ndryshime do të bëhen edhe në bankinat drejtuese ku do të kopjohet stili i "Elbasan Arena" që ato të jenë në një nivel me fushën, ndërsa në fazën e fundit do të përfshihet rikonstruksioni i fasadës së jashtme.

Mendohet që “Selman Stermasi” i “ri” të jetë shtëpi a Tiranës, e cila momentalisht nuk ka një fushë se ku t’i luajë ndeshjet e saj brenda.

Pak ditë më parë, Federata bëri me dije se gjatë pushimit do të punohet për rikonstruksionin e tapetit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", ndërsa një projekt i rëndësishëm i vitit 2015 është edhe rikonstruksioni i plotë i stadiumit "Loro Boriçi" në Shkodër.