Tirana nuk gjen dot qetesi, 'Fanatics' pushtojne fushen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk është e shkruar të ketë qetësi për Tiranën. Eliminimi në Kupën e Shqipërisë nga dora e Kukësit ka shtuar pakënaqësitë në radhët e tifozëve ultras të fanatikëve, të cilët kanë përshkallëzuar kontestimet e tyre ndaj drejtuesve të klubit. ndërkohë që klubi ka shpallur dje heshtjen për shtyp, duke dashur që të mbajë lojtarët larg zhurmave, që pasuan rezultatet negative të 24 herë kampionëve.
Dhjetëra anëtarë të tifo-grupit “Tirona Fanatics” kanë zbarkuar dje rreth orës 14:30 në ambientet e stadiumit “Skënder Halili”, duke pushtuar fushën e blertë, ku pritej që në ato momente të zhvillohet stërvitja e radhës e skuadrës. Një gjë e tillë e ka shtyrë seancën për të paktën 30 minuta. Tifozët ultras të verdhebluve shpalosën edhe banderola ironizuese në lidhje me punën e drejtuesve: “A punon njeri këtu?!”. Më pas ata u vendosën në qendër të fushës. Futbollistët të cilët ishin në pritje të lirohej fusha më në fund vendosën të dalin për stërvitje, por mbështetësit bardheblu nuk janë larguar nga fusha.
Kjo ka detyruar lojtarët dhe trajnerin Alban Tafaji të rikthehen në dhomat e zhveshjes dhe deri në përfundim të protestës. Pas rreth 30 minutash, grupimi “Tirana Fanatics” vendosi të mbyllë protestën me një deklaratë të ashpër, nëpërmjet të cilës bënin përgjegjës për krizën e Tiranës, bordin drejtues, administratorin dhe stafin teknik. “Ne ‘Tirona Fanatics’, ndërmarrim sot (dje) këtë bllokim paqësor të fushës, në vazhdim të protestës së nisur ditën e diel, lexoi deklaratën një nga përfaqësuesit e tifozëve. Siç e kemi theksuar më parë, jemi të revoltuar për gjendjen, ku ka mbërritur klubi ynë vitet e fundit. Keqadministrimi i klubit, amatorizmi dhe papërgjegjshmëria në drejtim kanë katandisur klubin nga elitar dhe dominues në një klub të rëndomtë. Për këtë, vlen të përmendet vetëm fakti që lojtarët zgjedhin ekipe periferike përpara ‘Tironës’ legjendare.
Të gjitha këto kanë sjellë paraqitje të mjerueshme në fushë dhe shpërfytyrim të identitetit dhe shpirtit, që gjithmonë ka karakterizuar ekipin. Për më tepër, përpjekja për të fashitur protestën në stadium dhe moslejimi i hyrjes së tifozëve në ndeshjen me Kukësin ishte një sjellje e ulët dhe meskine. Përgjegjës për këtë bëjmë të gjitha hallkat drejtuese të klubit, duke filluar nga bordi drejtues, administratori dhe deri te stafi teknik. Veprimet e deritanishme, mosveprimet, mosmarrëveshjet midis personave që paguhen për mbarëvajtjen e klubit janë të papranueshme në një klub profesionist. Jemi këtu për t’u kërkuar të gjithë faktorëve të klubit ndryshimin sa më të shpejtë të situatës!”.
Nëse situata në klubin e Tiranës nuk ndryshon, “Fanatics” kërcënuan se do ta spostojnë protestën në Bashkinë e Tiranës, madje duke paralajmëruar se do të ketë edhe mbështetjen edhe të të të gjithë tifozëve të tjerë të “Tironës” si edhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe kontribuar për këtë fanellë të shenjtë ndër vite.
Kriza bardheblu
Banderola - Tifozët ultras të 24 herë kampionëve të vendit shpalosën edhe banderola ironizuese, duke kontestuar punën e drejtuesve të klubit: “A punon njeri këtu?!”.
Stërvitja - Futbollistët e Tiranës dolën për stërvitje, por tifozët vazhduan protestën në qendër të fushës, gjë që e detyroi skuadrën të rikthehej në dhomat e zhveshjes
Paralajmërimi - “Keqadministrimi, amatorizmi dhe papërgjegjshmëria në drejtim kanë katandisur klubin nga elitar dhe dominues në një klub të rëndomtë. Do protestojmë para bashkisë”