e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana ngec sërish, e ndal Teuta në Selman Stërmasi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana ngec sërish, e ndal Teuta në Selman Stërmasi

Pas humbjes, në Korçë, Tirana nuk ka mundur dot të rikthehet te fitorja. Bardheblutë janë ndalur sot në barazim 0-0 në "Selman Stërmasi ndaj Teutës, një rival direkt në luftën për Europë.tiranaTakimi nis menjëherë me Teutën shumë agresive që bën presing dhe nis sulmet e njëpqasnjëshme në portën e Tiranës. Megjithatë, me kalimin e minutave bardheblutë marrin kontrollin e lojës, por rastet për shënim mungojnë.

Skuadra e Dajës luan më mirë në kontrollin e lojës, por e ka të vështirë të arrijë deri tek Moçka. Bardheblutë mundohen të rrezikojnë me goditjet nga distanca dhe krosimet nga krahu, por e ka tepër të vështirë.

Teuta tenton me anë të kundërsulmit, por nuk arrin të tregohet e saktë. Ndeshja luhet e fortë në mesfushë aty ku ka shumë duele nga të dyja palët, por deri në fund të pjesës së parë rezultati nuk do të ndryshonte.

Në fraksionin e dytë ka qenë e njëjta melodi, por me bardheblutë më kërkues të cilët mundohen t'i afrohen portës, por hasin pengesën e mbrojtjes durrsake. Pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve, ndeshje mbyllet në barazim 0-0 dhe të dyja ekipet ndajnë nga 1 pikë.

Me këtë rezultat, Tirana ngjitet në kuotën e 39 pikëve duke mbajtur vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, e ndjekur po nga Teuta e cila mbetet në vendin e katërt më 38 pikë.

Tirana - Teuta 0-0
Tirana: Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Muzaka, Malaj, Karabeci, Lika, Kërçiku, Fukui Trajner: Ilir Daja
Teuta: Moçka, Lukiç, Shkalla, Hoxha, Kotobelli,Musta, Dita, Lena, Kadriu. Lamçe, Magani Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Denis Agaraj