e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana ndahet në paqe me Kukësin, mbetet e hapur gara për në Europë (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana ndahet në paqe me Kukësin, mbetet e hapur gara për në Europë (VIDEO)

UPDATE/ Tirana dhe Kukësi përballen pasditen e së dielës (17:00) në ndeshjen e vlefshme për Javën e 27 të Superligës.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për bardheblutë. Goli i Muzakës në minutën e 18´ i dha avantazhin vendasve. Aktualisht, Tirana ndodhet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit (me 40 pikë), ndërsa Kukësi ndodhet në vendin e tretë (me 44 pikë).
tiranaNë 45´ minutat e para Tirana u shfaq më kërkuese ndaj golit, ndërsa Kukësi rrezikoi në disa raste me kundërsulme, por pa konkretizuar para portës kundërshtare.

Kjo ndeshje do të tregojë se cila nga skuadrat do të jetë më e denjë për vendin e tretë në rënditje, vend ky që mundëson pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Untitled-3

Miqtë e Kukësit vijnë pas 4 fitoreve radhazi dhe sot do te tentojnë të pestën, ndërsa Tirana do të synojë rikthimin të fitorja për të vendosur edhe paqen me tifozët. Takimi do të luhet për herën e parë nën dritën e projektorëve të "Selman Stërmasit".

Tirana - Kukësi 1-1
Golat: Muzaka 18'/ Flores 53´
Tirana: Ed. Bakaj, Kërçiku, Teqja, Deliaj, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Peçi, Muzaka, Fukui, El. Bakaj Trajner: Ilir Daja
Kukësi: Koliçi, Lladrovci, Malota, Shameti, Mici, Nika, Hasani, Musolli, Flores, Karioka, Emini Trajner: Klodian Duro