Tirana kerkon sot vulen e kualifikimit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mes tre skuadrave shqiptare pjesëmarrëse në turet paraeliminatore të Champions League, Tirana ka shanset më të mëdha për kualifikim. Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Grevenmakerit në “Qemal Stafa”, tashmë bardheblutë do të duhet të presin edhe verdiktin e 90 minutave të dyta, që do t’i luajnë sot në transfertë, në orën 17.45. Skuadra ka mbërritur në Luksemburg ditën e diel dhe dje ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në prag të kësaj sfide. E ndikuar edhe nga mungesat e fundit, e Dushkut, për shkak të dëmtimit dhe të Sinës e Duros për probleme familjare, skuadra do të pësojë disa ndryshime në formacionin e parë, që do të zbresë sot në fushë. Në ndeshjen e parë, trajneri i skuadrës së Tiranës, Hulian Rubio, kishte tri mungesa në formacionin e skuadrës.
Për sfidën e sotme, i gatshëm do të jetë vetëm Karabeci, rikthimi i të cilit do të riformatojë disi mesfushën bardheblu. Në mesfushë priten ndryshime. Karabeci mund të rikthehet në qendër të mesfushës së bashku me Muçollarin. Ndërsa në krahun e majtë pritet të luajë Taku, kurse në të djathtë spostohet Gilman Lika. Në portë Lika do të vazhdojë të jetë i pazëvendësueshëm, ndërsa mbrojtja nuk pritet të ketë ndryshime.
Dyshja e sulmit, për herë të parë, mund të jetë Bala me sulmuesin e sapoardhur nga Teuta, Mirel Çotën. Trajneri Hulian Rubio thekson se “do të doja që t’i kisha të gjithë lojtarët në dispozicion, por fatkeqësisht kemi akoma futbollistë të dëmtuar. Gjithsesi, objektivi ynë është kalimi i turit, pavarësisht lojës apo rezultatit që do të arrijmë. Po punojmë dita-ditës me anën fizike, me konsolidimin e formacionit, pastaj do të shikojmë se deri ku mund të arrijmë nëse e kalojmë këtë raund”. Me gjithë mungesat e shumta në skuadër, tekniku spanjoll beson se skuadra e tij e ka të gjithë potencialin e nevojshëm për të administruar lojën dhe pse jo për të marrë edhe një fitore të mundshme në ndeshjen e sotme.
“Rezultati i përballjes së parë natyrisht që na favorizon dhe na bën optimistë për sfidën e kthimit, megjithatë do të futemi në fushë për të fituar, në mënyrë që ta kemi të sigurt kualifikimin”, tha trajneri Rubio, i cili gjithsesi nuk harron të përmendë se bardheblutë e kishin mundësinë në ndeshjen e parë që të siguronin kualifikimin që në ndeshjen e parë: “Mund të kishim shënuar më shumë se 4 gola, por u treguam të pasaktë”. Në ndeshjen e kthimit, Tirana ka në dispozicion tri rezultate të mundshme: fitoren, barazimin, por edhe çdo humbje me më pak se një gol diferencë. Në rast të kualifikimit, në turin tjetër do të duhet të luajë përballë norvegjezëve të Alesund, që duket një kundërshtar më i vështirë se sa modestët e Grevenmakerit.
Thome: Do të tentojmë kualifikimin historik
Kualifikimi i Grevenmakerit duket një mision i pamundur, por gjithsesi skuadra nga Luksemburgu nuk ka ndërmend ta trajtojë ndeshjen e sotme vetëm si një formalitet drejt kualifikimit të Tiranës. Edhe pse të vetëdijshëm për sfidën shumë të vështirë që i pret, vendasit kanë ndërmend të tentojnë të bëjnë surprizën e madhe, që do të ishte historike, pasi nëse do të përmbysnin fitoren 2-0 të Tiranës në ndeshjen e parë, do të arrinin kualifikimin historik, pas 8 ndeshjeve të luajtura deri tani në kupat e Europës. “Duhet një gol i shpejtë dhe shumë besim, tha trajneri Thome, megjithatë ne do e provojmë. Duhet të shënojmë 3 gola dhe të mos pësojmë asnjë. Nëse ndodh, kjo do të ishte historike për ne. Megjithatë, përderisa janë edhe 90 minuta për të luajtur, patjetër që do të jemi të përqendruar”.